Papunësia, temë qendrore në fushatës në SHBA

Mitt Romney e di se rruga e tij për në Shtëpinë e Bardhë është ekonomia e dobët, kështu që për të, raporti për punësimin ishte lajm jo i mirë.
"Kjo është një goditje tjetër për familjet e klasës së mesme amerikane në vështirësi, pasi presidenti nuk ka ndjekur politika që t’i verë familjet amerikane përsëri në punë", tha Romney.
Raportet për punësimin janë të rëndësishme dhe janë vetëm edhe 3 të tilla para zgjedhjeve. Të dy kandidatët qëndruan para kamerave pothuajse në të njëjtën kohë. Por cila porosi po përcillet më mirë?
Presidenti që pretendon se gjendja po përmirësohet ngadalë por në drejtimin e duhur, po bën thirrje për më shumë durim.
"Nuk na është dashur të dalim nga një krizë kaq e thellë ekonomike që nga vitet 30-ta", tha Obama.
Por ka një statistikë tjetër nga ajo periudhë depresioni. Asnjë president nuk është rizgjedhur me nivelin e papunësisë mbi 8 për qind, kështu që Romney po vazhdon kritikat.