E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kili e njeh Palestinën

Nga Express më 08 janar 2011 në ora 17:30

Kili është bërë vendi i fundit i Amerikës së Jugut që ka njohur shtetin palestinez.

Ministri i Jashtëm, Alfredo Moreno, njoftoi se qeveria kiliane ka miratuar një rezolutë për të njohur shtetin palestinez si “të lirë, të pavarur dhe sovran”.

Me këtë veprim, Kili i bashkohet Brazilit, Argjentinës, Bolivisë dhe Ekuadorit.

Rreth 100 shtete të botës kanë ofruar njohje për shtetin palestinez në 20 vitet e fundit.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar këto vendime si kundër-produktive dhe të dëmshme.

Sipas tyre, shtetësia palestineze mund të arrihet vetëm me negociata midis Izraelit dhe palestinezëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›