I riu, e sulmon dhe i merr parate
Nje 33-vjecar eshte vene ne pranga pasi, ka vjedhur me dhune nje qytetar duke i marre nje shume parash. Ngjarja ka ndodhur ne vendin e quajtur "Shkolla e Baletit". Ne afersi te hotelit "Pike loti", nje qytetar ka qene duke kaluar kur eshte sulmuar nga Ledio Yzeiri, duke i marre parate qe kishte, rreth 16.500 leke. Por 33-vjecari eshte arrestuar ne flagrance pasi i demtuari ka njoftuar menjehere policine. Kane qene uniformat blu te Komisariatit te numer 1, qe e kane vene ne pranga beratasin.