E Diel, 1 Nëntor 2026

Nxenesit vjedhin kompjuteret e shkollave

Korce- Duke ditur se ku ndodheshin kompjuteret e shkolles, nje grup nxenesish te shkollave 9-vjecare dhe te mesme kishin krijuar nje bande hajdutesh. Por shenjestra e tyre nuk ishin vetem shkollat ku merrnin sende te ndryshme por dhe banesat e qytetareve.

Policia e Korces, tha diten e djeshme se, ka ndaluar disa adoleshente te njohur si grabites shkollash ne kete zone, por jo vetem. Burimet zyrtare te policise lokale thane gjate dites se djeshme se, jane ndaluar gjashte adoleshente, te akuzuar per nje sere vjedhjesh ne shkollat e Korces. Por ata akuzohen se, jane autore dhe te vjedhjes se nje banese ku kane marre nje shume parash dhe sende te tjera.

"Te ndaluarit jane te moshes 14-16-vjec dhe te gjithe lindur dhe banues ne Korce"-thane te njejtat burime, duke numeruar te ndaluarit: Th. N., 15 vjec, lindur dhe banues ne lagjen 18, Korce; A. C., 15 vjec, lindur dhe banues ne lagjen 18, Korce; M. P., 16 vjec, lindur dhe banues ne lagjen 12, Korce; J. J., 15 vjec, lindur dhe banues ne lagjen 12, Korce, C. H., 14 vjec, lindur dhe banues ne Korce dhe N. L., 15 vjec, lindur dhe banues ne Korce. Ata dyshohen si vjedhes se disa kompjutereve ne shkollat e qytetit te Korces. Bashkepunetor i tyre eshte dhe E. K, 13 vjec, qe ndiqet ne gjendje te lire. Gjithashtu po punohet per arrestimin e 17-vjecarit, T. K. Nder vjedhjet per te cilat akuzohen, policia ka permendur; Shkollen "Mesonjtore e Pare Shqipe", ne daten 14 korrik 2008 ne lagjen numer 12 Korce, ku jane vjedhur disa kompjuter. Shkollen "Stavri Themeli", ne daten 19 shtator 2008 ne lagjen numer 1, Korce, ku eshte vjedhur vula e drejtorit se kesaj shkolle. Shkollen "Sotir Gura", ne daten 20 shtator 2008, ne lagjen numer 9, Korce, ku jane vjedhur disa kompjutera. Gjithashtu ata akuzohen se kane vjedhur dhe nje, banese ne qytetin e Korces ku kane marre nje kompjuter dhe disa bizhuteri.

Daniela Zisi

8 nxenes

Te moshave te ndryshme jane ndaluar nga policia gjate dy diteve me pare, per vjedhje te ndryshme. Nderkaq, njeri prej tyre eshte shpallur ne kerkim e nje tjeter eshte duke u hetuar ne gjendje te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›