E Shtunë, 31 Tetor 2026

Denohet me 3 vjet burg, shqiptarja Emona Dauti

Manchester - Gjykata e Manchesterit ka denuar me tre vjet burg nje shqiptare, qe akuzohej per vrasjen e bashkeshortit te saj. 27-vjecarja, Emona Dauti, ishte vetedorezuar ne polici, ku kishte rrefyer vrasjen. Sipas saj, kishte vrare te shoqin ne gjume, per vetembrojtje, pasi e kishte kercenuar dhe keqtrajtuar sistematikisht. Gjykata e Londres, pranoi nje pjese te pretendimeve te shqiptares, duke dhene nje denim modest per krimin e rende, te kryer prej saj. Ngjarja e rende ka ndodhur me 2 janar te ketij viti, ne qytetin e Mancesterit, ne zonen Prestvic. Elez Dauti eshte gjetur i vdekur ne banesen e tij. Dauti, baba i dy femijeve, jetonte prej vitesh ne Angli. Vetem pak minuta pas gjetjes se trupit te pajete, u vu ne pranga bashkeshortja e viktimes, Emona Dauti. Nga kryerja e veprimeve te para hetimore, rezulton se e dyshuara kryesore per vrasjen e Dautit, te jete gruaja e tij. E ndersa policia lokale e Mancesterit zbardhi rrethanat e ngjarjes dhe motivin e krimit, ekspertiza e bere nga ekspertet mjekoligjore tregoi se, vdekja e kryefamiljarit eshte shkaktuar nga perdredhja e kokes. Kjo menyre vrasjeje befasoi jo pak policine, per faktin se duhej force per kryerjen e nje veprimi te tille, gje qe femrat nuk e zoterojne. Ne konkluzionet e nxjerra nga ekspertiza u hedhen dyshimet e para, se vrasja mund te jete kryer ne bashkepunim me nje person tjeter. Por pas hetimeve te metejshme u dol ne perfundimin se, autorja e vetme eshte e denuara e djeshme, 27-vjecarja Emona Dauti. Policia kishte marre ne pyetje fqinjet e te njohur te ciftit emigrante shqiptare Dauti, ne zonen Prestvic. Dy bashkeshortet kishin pasur konflikte mes tyre prej shume kohesh, te cilat kane degjeneruar deri ne vrasjen e burrit te shtepise. Emona Dauti eshte denuar nga Gjykata e Krimeve ne Manchester per akuzen e "vrasje te kryer me paramendim".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›