E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas gjashte vjet vetmie, vetevritet me nje plumb ne koke 65-vjecari

TIRANË - Ka vendosur t'i jape fund jetes pas gjashte vitesh ne vetmi. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme ne kryeqytet ne rrugen e "Barrikadave", kur Behar Sevdari, 65 vjec, ka qelluar veten me nje plumb ne koke. Lajmi eshte konfirmuar nga burimet zyrtare te Policise se Tiranes, sipas te cilave, 65-vjecari ishte ndare nga gruaja dhe nga femijet, 6 vite me pare. Ata jetonin vetem 500 metra larg dhe kjo mendohet te jete shkaku qe mund te kete shtyre ate t'i jepte fund jetes gjate paradites. Prej vitesh 65-vjecari mesohet se, jetonte i vetem ne banese dhe dyshohet se, shkaku i vetevrasjes mund te kete qene nje moment i rende depresioni. Burimet e policise sqaruar per "KJ" se, mendohet te kete qene nje moment i dobet mendor ai qe ka qene fatal per 65-vjecarin. Nga deshmite e marra eshte mesuar se, rreth ores 10:30 minuta eshte degjuar nje krisme e thate arme. Fqinjet kane njoftuar uniformat blu, te cilet kane mberritur ne vendin e ngjarjes. Per te pare vendin ku ishte kryer krimi, policise i ishte dashur qe te hapte me force porten e baneses ku jetonte 65-vjecari Sevdari. Ne vend u sekuestrua arma me te cilen mendohet te jete kryer veteflijimi. Nderkaq kane nisur hetimet, qe e kane cuar te moshuarin t'i jepte fund jetes. Ne pyetje jane marre dhe familjaret e tij, te cilet kane shpjeguar se, gjendja mendore e tij, ka qene e dobet gjate koheve te fundit.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›