E Diel, 1 Nëntor 2026

Kavaja, shkollat me vjedhjes profesioniste

Tirane- Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka nenshkruar marreveshjen me Ministrine e Arsimit, per arsimin e te miturve ne paraburgime dhe burgje. Ndersa pas inaugurimit te paraburgimit te Kavajes, te denuarit qe kane me pak se nje vit burg per te shlyer, do t'u jepet mundesia e arsimimit te tyre ne shkollat perreth. Ky projekt ka sjelle frike te prinderit e nxenesve ne liri. Pervec vjedhje te rastesishme qe mund te ndodhin ne shkolla, prinderit e femijeve qe ndodhen ne liri, i druhen frikes se vjedhjeve profesioniste nga precedentet, te cilet paraditen do ta kalojne ne shkolle, e mbasdite do te rikthehen ne vendin e vuajtjes se denimit. Burime nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve bene me dije se ne 15 dhjetor do te inaugurohet Instituti i Riedukimit ne Kavaje. Ne kete institut te ri, financuar nga BE, do te sistemohen te gjithe te denuarit e mitur. Sipas projektit ne kete institucion do te nise te aplikohet per here te pare zhvillimi i mesimit ne burgje, duke cuar mesues ne ambientet e burgut, ose duke shoqeruar te miturit ne shkollat e Kavajes. Burimet sqaruan se te miturit e denuar qe do vazhdojne arsimimin ne shkollat e Kavajes, do te jene ata qe jane te denuar me 1 vit burg ose dhe me pak, ndersa per pjesen tjeter, arsimimi do vijoje ne ambientet e Institutit. Frika qe do te shoqeroje prinderit e ketyre shkollave, eshte se prane femijeve te tyre do te ulen persona te proceduar penalisht. Ndersa druajtja tjeter e tyre eshte se pervec vjedhjeve spontane nga nxenesit e shkollave, prane tyre do te kete profesioniste te cilet jane denuar per kete veper penale, e pas vepres se radhes do te kthehen serish ne qelite e tyre. Pikerisht behet fjale per rritjen e numrit te vjedhjeve, te cilat shpesh here edhe nuk denoncohen. Ndersa per te miturit qe jane denuar me me shume se nje vit burg, ne institucionin e Kavajes do te angazhohen mesues te cileve u eshte garantuar edhe pagesa per keto ore mesimi. Mbeshtetja financiare per futjen e arsimimit ne burgje ka ardhur ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Ministrine e Financave. Projekti i ndermarre nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka si qellim arsimimin e te gjithe personave, te cilet nuk kane mundesi te ndjekin studimet e tyre jashte qelive. Me nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, burgjet nuk do sherbejne vetem si institucioni per vuajtjen e denimit, por te gjithe personat qe kane lene studimet e tyre pergjysme do t'u jepet mundesia e shkollimit te tyre. Kjo nisme e ndermarre nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ka konsistuar ne faktin qe te miturit duke iu mbushur diten me shkollim, nuk do te kene kohe te mendojne per ate veper penale per te cilen jane denuar apo dhe per te cuar mendjen ne kryerjen e veprimeve te keqija. Deri me sot, arsimi i te miturve te cilet ndodhen ne paraburgim eshte bere nga punonjesit sociale te cilet jane te specializuar per dege te ndryshme mesimore. Ndersa i vetme institucion ne te cilen kryhen mesime rregullisht, por edhe me mesues eshte institucioni i Vaqarrit.

Marreveshja

Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve ne bashkepunim me Ministrine e Arsimit dhe Ministrine e Financave per here te pare do te mundesojne futjen e arsimimit per te gjithe te miturit me liri te kufizuar. Deri me sot te miturit qe ndodhen neper paraburgime kane marre mesimet e tyre nepermjet punonjesve sociale qe punojne ne burgje.

Projekti

Pas inaugurimit te institucionit te riedukimit ne Kavaje, te gjithe te miturit te cilat jane denuar me nje vit burgim ose iu ka mbetur me pak se nje vit, do te arsimohen ne shkollat e Kavajes me moshataret e tyre. Ata do te shoqerohen nga punonjesit e burgut ne mengjes per ne shkolle, ndersa pas mesimit do te rikthen serish ne qelite e tyre.

Frika

Arsimimi ne shkollat e qytetit te Kavajes te te miturve qe po vuajne denimin ka sjelle nje frike te prinderit. Pervec vjedhjeve spontane nga shoket e klases, ne keto shkolla do te kete edhe vjedhje profesioniste, nga te miturit te cilet jane denuar per keto vepra. Projekti i ndermarre nga burgjet do te sjelle edhe nje perplasje me prinderit e te miturve jo te denuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›