E Diel, 1 Nëntor 2026

I riu, i jep fund jetes duke u hedhur ne shinat e trenit

Tirane - Ka zgjedhur vdekjen duke u hedhur mbi shinat e trenit nje i ri ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Domje, pak kilometra larg Tiranes, kur Nertil Kasaj, eshte shtypur nga treni i linjes Tirane-Durres. Lajmi eshte bere i ditur nga burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, te cilat thane se, i riu ka nderruar jete rreth ores 14:00, te dy diteve me pare. Ai ka qene duke kaluar shinat ne fshatin Domje, kur treni i linjes Durres-Tirane, me makinist Fadil Hametin, dhe ndihmes makinist Shpetim Rexhepin, ka aksidentuar 22-vjecarin Nertil Kasaj. Dy personat, qe ishin ne drejtimin e trenit, kane njoftuar policine dhe me pas kane derguar te plagosurin ne drejtim te Spitalit Ushtarak, por 22-vjecari ka nderruar jete gjate rruges.

Viktima e aksidentit ne shina, Nertil Kasaj, eshte i lindur dhe banues ne Permet. Nga hetimet e kryera mesohet se, ai ndodhej tek disa te aferm ne kete fshat, kur ka dale dhe eshte shtypur nga treni qe po kalonte. Te marre ne pyetje, familjaret nuk kane mundur qe te sqarojne kete ngjarje. Nderkaq qe policia ka marre ne pyetje dhe dy makinistet e trenit. Sipas burimeve, ata kane deklaruar se, i riu i kishte dale para trenit dhe nuk kishin mundesi qe ta shmangnin kete tragjedi. Policia e Tiranes, tha se pasi u kryen veprimet procedurale dhe hetimore me pas, dosja me materialet hetimore i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per hetime te tjera.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›