E Diel, 1 Nëntor 2026

Klik Ekspo Grup, 800 biznese ne panair

Diten e djeshme ka celur dyert per te 15 vit rresht Panairi i Pervitshem Nderkombetar i organizuar nga "Klik Ekspo Group". Ky panair do t'u ofroje qytetareve te Tiranes nga dita e djeshme dhe deri me 30 nentor stendat e bizneseve nga e gjithe Evropa. Kufiri mes ngjyrimit te kombesive apo madhesise fizike, do te shkrihet ne nje kuvendim te perbashket mes vete bizneseve, aktoreve ekonomike, grupeve te interesit apo dhe publikut te gjere. Klik Ekspo Group ofron ne 6 dite nje kuvend pa kufij. Cilido do te gjeje nje subjekt, person, institucion apo ide qe mund t'i interesoje. Te grupuara ne arenat e Pallatit te Kongreseve, qindra firma, perfaqesi, institucione etj., do te kene rastin te kuvendojne mes tyre dhe me publikun e interesuar. Ky manifestim ofron standardet me te mira te ekspozimit dhe organizimit, duke kontribuar jo pak ne percjelljen e nje imazhi mjaft pozitiv per realitetin shqiptar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›