E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ismet Kryeziu, policia e heton si rrembim

TIRANË - Zhdukja e Ismet Kryeziut tashme eshte regjistruar zyrtarisht si rrembim. Lajmi eshte bere i ditur nga burime te policise se kryeqytetit, te cilat thane se, 53-vjecari Kryeziu dyshohet se eshte rrembyer. Por policia nuk ka asnje te dhene tjeter qe ta coje ne kete piste, vec faktit te borxhit prej 40 mije eurosh, qe ai i kishte nje personi ne Prishtine.

Pasi ka deklaruar me pare se kosovari Ismet Kryeziu, eshte larguar nga banesa dhe se nuk ka prova apo te dhena qe mund te hetohet per ndonje piste tjeter, ne diten e 11-te te zhdukjes se tij, Prokuroria e Tiranes e ka regjistruar me ne fund procedimin penal per rrembim dhe po heton me se shumti mbi kete linje.

Pavaresisht se askush nuk ka mundur te jape te dhena per 53-vjecarin, aq me teper familja e tij, duket se policia dhe prokuroria megjithese deklaruan gjate ketyre diteve se behej fjale per nje largim nga banesa, nuk kane qendruar dhe aq te qete e nuk kane pritur qe i zhdukuri te kthehej. Efektivat e policise kane marre ne pyetje shume njerez te cilet dyshoheshin se kishin dijeni per levizjet e 53-vjecarit te zhdukur ne Tirane. Burime te policise kane bere te ditur se, hetimet po drejtohen nga skuadra e antiterroriste ne Drejtorine e Policise se Tiranes.

Edhe pse nuk eshte dhene asnje detaj ne lidhje me kete zhdukje misterioze te Ismet Kryeziut jane verifikuar dhe mbajtur nen mbikeqyrje persona qe kane lidhje me kosovarin. Madje burimet shtuan se jane qartesuar edhe levizjet e tij, deri tek kontaktet me miq te vjeter ne UCK apo takimi me nje irakian, me te cilin ka kontaktuar per nje dhurate. Agjentet i kane qendruar serish pistes se borxhin prej 40 mije eurosh.

Kosovari 53-vjecar, i martuar me nje shqiptare, me profesion gazetare eshte perfolur ne shtyp per aktivizimin e tij me te fundit ne Aleancen per Ardhmerine e Kosoves, si dhe takimet e fundit qe ai ka bere me dy persona qe vijne nga radhet e drejtuesve te UCK-se.

11 dite Me pare eshte zhdukur ne menyre misterioze Ismet Kryeziu. Ai eshte larguar nga shtepia e vjehrrit me arsyetimin se do te pinte kafe me dy shoke dhe qe nga ai moment asnje njeri nuk ka informacion.

Jetesa e ciftit dhe ardhja ne Tirane

Cifti Kryeziu jeton ne Prishtine dhe kishin ardhur ne Tirane, para pak kohesh sipas te shoqes, per t'i bere nje vizite mjekesore vajzes. Policia deklaroi se, jane zbardhur telefonatat si dhe eshte kontrolluar sistemi TIMS, ku rezulton se Ismet Kryeziu pas dites se shtune nuk eshte regjistruar ne asnje nga pikat kufitare me destinacion jashte Shqiperise.

Artan Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›