Makina me droge drejt Greqise
Blerim Kore
Gjirokaster- Makina e mbushur me droge kapet ne kufirin shqiptaro-grek pas 30 minutash ndjekje nga patrullat e policise. Arratiset pronari i mallit pasi u fut ne nje zone te pyllezuar te Gjirokastres. Nje automjet tip "Nissan Micra" me targa TR8710L u sekuestrua rreth ores 01:30 te mengjesit te djeshem, ndersa brenda saj u gjeten 101 kg marihuane e futur ne 4 canta te mbeshtjella me leter natriban. Pas shume kontrollesh ne vijen e kufirit dhe ne akset rrugore ne zonen Jorgucat, Kakavije, Vrisera, Koshovice, rreth ores 15:00 te dites se djeshme, ne aksin rrugor Vrisera-Llongo, jane kapur te dyshuarit Klevin Tomorri, 24-vjec, Andi Nazeraj, 18-vjec, Ervin Saliaj, 24-vjec dhe Shkelzen Lamce, 24-vjec, banues ne fshatin Kuman te Fierit, te dyshuar si bashkepunetore ne kete trafik.
Hetimet
Oficere te policise thane se te rinjte ishin rekrutuar nga Ervin Hoxha, 26-vjec, banues po ne fshatin Kuman, i cili eshte organizatori kryesor i trafikut te droges dhe ka braktisur mjetin duke u arratisur. Zbulimi eshte bere afer Kakavijes, ne vendin e quajtur "Kthesa e Cecemit", ne aksin rrugor Vrisera-Llongo, ku eshte konstatuar levizja e ngadalte e nje autoveture qe kishte per destinacion kufirin me Greqine. "Me qellim verifikimin e automjetit, njesiti eshte afruar ne distance, por personi qe drejtonte automjetin, ka devijuar rrugen duke u futur anes lumit ne disa rrepishte", thane zyrtare te Policise, pjesemarres ne kete aksion. Pas braktisjes se mjetit, i dyshuari Ervin Hoxha eshte favorizuar nga mjegulla dhe erresira per t'u zhdukur ne pyll.
Marihuana
Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga keqyrja e u konstatua se automjeti i braktisur ne mes te rrepishteve ishte i mbyllur dhe brenda tij dalloheshin disa pako te medha te mbeshtjella me leter natriban. "Dyshimet e para tonat kishin te benin me faktin se me kete automjet mund te transportoheshin ngarkesa me lende narkotike", tha zedhenesi Gentian Mullai. Me ane te nje karrotreci mjeti eshte derguar ne komisariat dhe aty eshte hapur. Ne brendesi jane gjetur 4 canta te medha shpine te mbushura me pako ne forme cilindrike. Secila prej pakove me marihuane kishte nga 5.5 deri ne 6 kg dhe pesha totale shkonte ne 101 kilograme. "Pas verifikimit te dokumentacionit te mjetit dhe nepermjet targave, u be i mundur identifikimi i autorit dhe shpallja e tij ne kerkim", perfundoi Mullai deklaraten per kete ngjarje.
Dyshimet
Agjentet dyshojne se sasia e droges mund te jete marre ne fshatin Lazarat dhe ne kete trafik te jene te perfshire persona te tjere. Hetimet po kryhen per vepren penale "prodhim dhe shitje te lendeve narkotike".
4 pako Me 101 kg lende narkotike marihuane u bllokuan nga policia kufitare mengjesin e djeshem afer Kakavijes, brenda nje mjeti qe kishte per destinacion fshatin kufitar Llongo per te kaluar ne Greqi.
Te dyshuarit
Ervin Hoxha, 26 vjec nga Fieri
Klevin Tomorri, 24 vjec, nga Fieri
Andi Nazeraj, 18 vjec, nga Fieri
Ervin Saliaj, 24 vjec, nga Fieri
Shkelzen Lamce 24 vjec nga Fieri
Bllokimi i droges dhe hetimet per autoret
Efektivet e Policise se Gjirokastres, ne oren 01:30, te mengjesit kane pikasur makine qe po udhetonte ne drejtim te kufirit, ne vendin e quajtur "Kthesa e Cecemit" ne aksin rrugor Vrisera -Llongo, ne afersi te fshatit Llongo te rrethit Gjirokaster, ka konstatuar nje automjet, i cili levizte me ngadale ne drejtim te kufirit. Njesiti i Policise Kufitare eshte afruar dhe ka gjetur te braktisur mjetin. Ervin Hoxha ka perfituar nga erresira dhe mjegulla qe kishte anes lumit eshte larguar me shpejtesi.
Vjedhja me arme ndodhi ne nje dyqan te vogel ne Laprake