E Diel, 1 Nëntor 2026

I riu paguan vrasës me pagesë, për të ekzekutuar të dashurën e tij shtatzënë

Carlton Bryan 21 vjeç, punësoi si vrasës me pagesë një mikun e tij 24 vjeçar, Matthew Hall-Davis, për të vrarë të dashurën e tij Shamari Jenkins 20 vjeç, e cila ishte katër muaj shtatzënë me fëmijën e tij.

Bryan sajoi një mijë rrethana për të shpëtuar nga akuza e vrasjes duke pretenduar se Shamari ishte vrarë nga një shitës marijuane, shkruan noa.

Nga hetimet intensive siç raporton Noa.al, rezultoi se ishte ai autori i i organizimit të vrasjes, pas 20 vjeçarja nuk kishte pranuar të abortonte fëmijën, ndërsa iu gjet edhe arma e krimit.

Sakaq ishte Hall-Davis ai që dha informacione të mëtejshme që provuan fajësinë dhe bashkëpunimin mes tyre./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›