Gjirokaster, pranga trafikantit te 14 klandestineve
Policia e Gjirokastres ka ndaluar nje 18-vjecar, i cili tentoi te kalonte ilegalisht ne drejtim te Greqise, 14 klandestine, mes te cileve edhe femije. Sipas burimeve zyrtare, mbremjen e se henes nga specialistet e Seksionit te Luftes Kunder Trafiqeve eshte bere arrestimi ne flagrance i Andi Baduni, i denuar me pare per vepren penale te "dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit kundrejt fitimit". "Ai eshte ndaluar nga sherbimet e policise ne aksin rrugor Gjirokaster-Kakavije, ne afersi te fshatit Sofratike, duke transportuar me nje mjet tip "Lancia", me targe te huaj, YIH 67 75, 14 shtetas nga rrethe te ndryshme te vendit, ku 4 prej tyre ishin femije", tha zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Pas shoqerimit ne polici, ata i kane deklaruar grupit hetimor se kishin per qellim kalimin e ne menyre te paligjshme te kufirit me destinacion shtetin grek. "Per te hyre pa dokumente ne Greqi do te paguanim nga 1600 euro per person", i kane pohuar policise klandestinet.
B. K
B. K