E Diel, 1 Nëntor 2026

I sëmurë me leucemi, francezi vret veten

05/07/2010 Pasi mori lajmin hidhet nga ballkoni 37-vjeçari, punonjës i kompanisë SAGEM

Fqinjët: Nuk besojmë të jetë ky shkaku, ishte tip sportiv

TIRANË- Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme francezi Fabien Drojev ka vendosur që t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë. Trupi i tij është gjendur pranë pallatit ku ai banon që ndodhet në një nga zonat më të qeta të Tiranës tek rruga e Elbasanit përballë ambasadës amerikane. Kanë qenë disa kalimtarë të rastësishëm që panë edhe ngjarjen, të cilët menjëherë pas këtij impakti, njoftuan forcat e policisë. Arsyeja që mendohet se e ka çuar 37-vjeçarin në atë gjendje psikologjike që të vrasë veten ka qenë sëmundja e tij e pashërueshme. Fillimisht policia nuk ka pasur një version zyrtar se cilat kanë qenë arsyet që e kanë çuar francezin drejt vetëvrasjes, por pasi i janë bërë analizat e gjakut ka rezultuar se viktima ka qenë i sëmurë me leucemi. Mbas hetimeve të para është zbuluar edhe fakti se punonjësi i SAGEM, vetëm para dy ditësh ishte vënë në dijeni të sëmundjes së tij dhe duke qenë në një gjendje të rënduar psikologjike ka vendosur që t’i japi fund jetës së tij. Një tjetër fakt që të shtyn të mendosh se kjo është dhe arsyeja që ka çuar atë drejt vetëvrasjes është se viktima duke qenë nga një vend tjetër dhe duke mos pasur mundësi komunikimi me njerëz të afërt nuk e ka suportuar dot krizën duke kaluar në depresion. Por banorët e pallatit ku ai jetonte e banonte, janë skeptikë që ky të jetë shkaku i vërtetë i vetëvrasjes, pasi sipas tyre ai dukej një njeri i qetë një tip sportiv, dilte çdo ditë në mëngjes për vrap nga liqeni, ai ishte një person i rezervuar.

A.Halili

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›