Nuk ka çregjistrim të bizneseve për arsye falimenti
05/07/2010 Korçë, Qendra Kombëtare e Regjistrimit: 2010-a me më shumë biznese të regjistruara
KORÇE- Viti 2010 për subjektet e biznesit privat të qarkut Korçë duket se ka qenë i mbarë. Gjatë këtij viti ka pasur më shumë regjistrime të subjekteve private dhe më pak çregjistrime. Kjo vlen si për biznesin e vogël, ashtu edhe për biznesin e madh, ndërsa nuk ka pasur çregjistrim të bizneseve për shkak të falimentimit. Krahasuar me një vit më parë ecuria e regjistrimit të bizneseve private ka pasur një ngritje të dukshme.
Bizneset
Të dhënat statistikore flasin për 6-mujorin e parë të këtij viti, por pritet që edhe 6-mujori i dytë të ketë të njëjtën ecuri. Pika kulmore e regjistrimeve është shënuar gjatë muajit maj, ku në këtë muaj edhe çregjistrimet kanë qenë më të vogla, edhe nëse ato i krahasojmë me çregjistrimet e vitit të kaluar. Performanca e bizneseve të qarkut Korçë duket se ka qenë e qëndrueshme. Veçanërisht bie në sy fakti se ka pasur edhe mjaft regjistrime për sa i përket subjekteve të biznesit të madh. Kjo tablo e bizneseve në qarkun e Korçës dhe krahasimet me vitin e kaluar, u bë e njohur nga burime pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në Korçë. Burimet në fjalë pohuan se, kjo qendër, (QKR), kryen veprime të përditshme dhe në të njëjtën kohë ndjek ecurinë e regjistrimeve, të çregjistrimeve, të dhënies së lejeve profesionale apo ato të mjedisit, pasi tashmë 80% e procedurave të tilla i kanë kaluar Qendrës Kombëtare të Regjistrimit. Megjithatë, theksuan burimet në fjalë, çdo ditë vihet re se regjistrimi i biznesit të vogël dhe biznesit të madh, në krahasim me një vit më parë po shënon rritje. Sigurisht, sipas burimeve në fjalë, numrin më të madh të veprimeve e zë regjistrimi i subjekteve për licencë tatimore, regjistrimet dhe çregjistrimet e biznesit, por nëse do tu referohemi shifrave, pohuan burimet, vetëm gjatë periudhës janar –maj të këtij viti, u regjistruan 306 biznese, ku mund të evidentohet fakti se edhe gjatë muajit qershor ritmet e regjistrimit të biznesit kanë qenë të njëjta, por duke vënë në dukje faktin se biznesi i madh ka shënuar rritje të dukshme, për sa u përket regjistrimeve. Ndërkaq, burimet e cituara më sipër bënë të ditur se, kjo ecuri pritet të shënohet edhe gjatë 6- mujorit të dytë të këtij viti. Aktualisht Qendra Kombëtare e Regjistrimit u vjen në ndihmë bizneseve private, enteve shtetërore dhe private edhe në procese të tjera siç janë pajisja me leje mjedisore apo profesionale, pasi biznese të tilla, si: farmaci, laborator dentar, qendra shëndetësore, tregti karburantesh, ndërtime etj, janë subjekte që i drejtohen kësaj qendre. Ndërkaq, ndërsa burimet pranë QKR Korçë, sollën një tablo të regjistrimeve dhe të çregjistrimeve të bizneseve gjatë këtij viti, theksuan se gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka pasur çregjistrim të bizneseve për arsye falimenti. Çregjistrimet mund të jenë bërë për arsye të tjera të vetë biznesmenëve, por jo për shkaqe të falimentimit.