Mitrovicë,plagoset deputeti serb i Parlamentit të Kosovës
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës tetë të mëngjesit, në rrugën Tansko Rajiç, në pjesën veriore të qytetit.
Deputeti Miletiç, nënkryetar i Partisë Liberale Serbe, i cili banon në Mitrovicë, është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar, dhe ka marrë plagë në këmbë.
Ai menjëherë është dërguar në Spitali në pjesën veriore të qytetit dhe nga burime spitalore merret vesh se nuk e ka jetën në rrezik.
Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur katër gëzhoja dhe po merret me hetimin e ngjarjes.