E Shtunë, 31 Tetor 2026

I semuri mendor vret gruan, plagos dy

Devoll- Krimi ne familje trondit per here te dyte, ne po kaq muaj Devollin. Nje 65-vjecar ka masakruar per vdekje me sepate, bashkeshorten e tij te moshuar, ndersa plagosi rende vajzen dhe kunatin, pas nje sherri banal qe kishte te bente me shtrimin e te dyshuarit ne spitalin psikiatrik. Shkak i krimit te trefishte, te ndodhur rreth ores 13:00 te pasdites se djeshme ne fshatin Ecmenik, dyshohet se ka qene crregullimi mendor nga i cili Hekuran Demiraj vuante prej pak kohesh. Disa dite me pare ai ishte vizituar ne spitalin e Korces pas shqetesimeve nervore te pesuara, por nuk kishte pranuar shtrimin sipas rrefimit te te afermve. Diten e djeshme eshte perfshire ne nje sherr ne familje, duke vrare gruan 60 vjecare, Basije Demiraj, plagosur Sonila Demiraj 25 vjece dhe kunatin e tij Myfteri Metolli, rreth 50 vjec. Te plagosurit u derguan ne spital ku dhe po marrin mjekim, kurse policia ndaloi te dyshuarin ne dalje te fshatit, duke u perpjekur te arratisej pas ngjarjes. Ndaj tij u ngriten akuzat e "vrasjes me dashje" dhe "tentatives se vrasjes".
Kane qene fqinjet e familjes Demiraj ne fshatin Ecmenik, qe pas grindjes dhe ulerimave mes pjesetareve, degjuan edhe thirrjet per ndihme dhe renkimet pas goditjeve te dhunshme me sepate. Kur kane shkuar ne banese kane pare te largohej me vrap kryefamiljari Hekuran Demiraj, kurse brenda dergjej e pajete dhe ne nje pellg gjaku gruaja Basije Demiraj. Perkrah saj duke lenguar kane qene vajza e ciftit 25 vjecare, Sonila dhe nje i aferm i tyre, qe u identifikua si vellai i te ndjeres, Myfteri Metolli. Te plagosurit kane pasur plage te shumta ne trup dhe koke, ndersa me ndihmen edhe te banoreve te tjere te fshatit u derguan me urgjence per ne spitalin e Korces. Nga ana tjeter u njoftua ne kohe rekord policia e Komisariatit te Devollit dhe me pas ata te drejtorise ne qark, qe mberriten menjehere. Pasi kane mbledhur informacionin nisi rrethimi i zones dhe pak kilometra me tej fshatit u gjet i dyshuari 65 vjecar teksa perpiqej nepermjet zones se pyllezuar te arratisej. Menjehere nje ore pas krimit Demirajt i jane vene prangat dhe izoluar ne qeli.
Gjate marrjes ne pyetje, fqinjet kane rrefyer gjithcka kishin degjuar dhe pare. Kurse te mbijetuarit rrefyen per skenen e tmerrit qe perjetuan pas sulmit agresiv te kryefamiljarit. Sipas deshmise se dhene, ata nuk e prisnin nje reagim te tille pas nje grindjeje banale. Hekuran Demiraj kishte kaluar menjehere ne nje situate depresive dhe kthyer ne nje njeri agresiv. Per pak caste ka rrembyer sepaten duke gjuajtur fillimisht kunatin e tij dhe pas reagimit te vajzes e ka goditur dhe kete te fundit. Fatale ka qene gjuajtja me sepate ne koke ndaj gruas, qe per shkak te hemorragjise dhe moshes, humbi jeten ne vend. Dergimi per ne spital i 60-vjecares ka qene i kote, pasi ekspertet dhe grupi hetimor e gjeti te pajete. Sipas hetimeve te kryera ka qene kunati i te dyshuarit, qe pasi ka shpetuar nga vdekja duke dale ne rruge me vrap, ka kerkuar ndihme te fqinjet. Ai i ka thene policise se 65-vjecari vuante prej disa muajsh nga crregullime te forta mendore dhe ishte bere teper agresiv. Megjithese e kishin vizituar ne spital, ai nuk pranoi mjekim duke u kthyer ne banese dhe pak dite me pas te behej protagonist i krimit te trefishte ne familje.
Vajza mbrojti nenen, vendimi per ta derguar ne spital
Vajza 25-vjecare eshte perpjekur te mbroje nenen e saj, por ka mbetur edhe vete viktime e sulmit me sepate, duke marre plage te renda. Pas krimit, autori eshte larguar nga vendi i ngjarjes, por pas nje ore, policia lokale ka mundur ta ndaloje ne dalje te fshatit Ecmenik. Nga hetimet e para dhe deshmite e familjareve, mesohet se 65-vjecari Hekuran Demiraj vuante prej kohesh nga nje forme e rende depresioni, per te cilin edhe merrte mjekime te rregullta. Sipas burimeve policore, motivi i krimit te rende lidhet me refuzimin qe 65- vjecari i ka bere kerkeses se vazhdueshme te familjareve te tij, per t'u shtruar ne nje spital psikiatrik. Reagimi i dhunshem ka ardhur pasi ai kishte mesuar per vendimin e familjareve.

E vdekur:
Basije Demiraj 60-vjece
Te plagosur:
Sonila Demiraj 25 vjece
Myfteri Metolli 50 vjec
I dyshuar:
Hekuran Demiraj 65 vjece
Akuzat:
"Vrasje me dashje"
"Vrasje e mbetur ne tentative"
Precedenti i Vidohoves, Devolli nen makthin e krimeve
Rrethi i Devollit eshte tronditur dje per here te dyte nga krimet masive, duke rritur shqetesimin e qytetareve per dukurine. Vetem ne dy muaj kater persona kane humbur jeten dhe dy te tjere jane plagosur si pasoje e sherreve per motive te dobeta apo banale. Me pare, me 29 janar, ishte 40-vjecari nga Kruja, Besim Karai, i cili pasi kishte kapur ne flagrance gruan e tij ne fshatin Vidohove me nje djale te ketij fshati, pas sherrit po per kete shkak, ekzekutoi me automatik tre vellezer. Te vdekur mbeten Taulant, Xhilian dhe Etlevan Mulliri, kurse policia ndaloi dhe coi per gjykim te dyshuarin Karai per vrasje te trefishte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›