Stabiliteti financiar, Fullani pret Jelašic
Në qendër të diskutimeve në takimin e zhvilluar midis dy guvernatorëve, ka qenë stabiliteti financiar i rajonit, ku është theksuar se bashkërendimi i politikave të ndryshme makroekonomike do të ndihmonte më shumë në integrimin rajonal dhe atë evropian.
Një pikë tjetër e rëndësishme e diskutimit midis guvernatorëve ishte dhe thellimi i bashkëpunimit, ku aktualisht midis dy bankave është duke u zbatuar marrëveshja e bashkëpunimit teknik të nënshkruar gjatë vitit të kaluar, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në fusha të ndryshme të bankingut qendror.
Guvernatori Fullani u shpreh se situata që ka karakterizuar ekonominë botërore dy vitet e fundit e ka bërë më të domosdoshme thellimin e bashkëpunimit ndërmjet bankave qendrore të rajonit.
“Shkëmbimi i informacionit mbi masat e marra, mbi veprimet dhe taktikat e përdorura, mbi modifikimet ligjore dhe rregullative ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm që ka ndihmuar në përballimin e situatave të ndryshme me të cilat jemi përballur gjatë kësaj periudhe”, tha Fullani.