Grabiten dhe plagosen, ne pranga dy te kerkuar
Durres- Dy persona te kerkuar nga Policia e Durresit u ndaluan dje, pas nje operacioni te kryer oret e para te mengjesit. Nje prej tyre ishte i denuar me 7 vite burg, per nje grabitje me arme te kryer ne vitin 2004, kurse tjetri i kerkuar prej vitit 2008 per plagosje te dyfishte pas nje sherri banal. Burime zyrtare bene me dije se te arrestuarit jane Dorian Kacaj 27 vjec, banues ne lagjen nr. 15 te Durresit, i denuar nga gjykata dhe Durim Matmuja 22 vjec, banues ne lagjen nr. 14 te qytetit bregdetar. I pari eshte vene ne pranga Dorian Kacaj, i denuar me pare per vjedhje ne bashkepunim. Gjykata e Rrethit, me vendim penal te dates 22 shkurt 2010 ka percaktuar ne mungese ndaj tij denimin me 7 vjet burg per vepren penale te "vjedhjes me arme mbetur ne tentative kryer ne bashkepunim", qe ka marre dhe forme te prere nje jave me pare. I denuari, ne bashkepunim me vellezerit Sokrat e Vasil Xhangolli, me 21 janar 2004, rreth ores 01:30 ne lagjen nr. 17 Durres, kane tentuar te vjedhin dyqanin e tregtarit A. B. Ne kohen kur pronari ka degjuar zhurme dhe ka dale per te pare, eshte qelluar me arme zjarri, por pa i shkaktuar plage. Kurse i dyti, Durim Matmuja, me 24 gusht 2008 rreth ores 14:30 ne lagjen nr. 13, ne grindje e siper se bashku me Lumjan (Emiljano) e Granit Matmuja, kane tentuar te vrasin me sende te forta, zinxhire hekuri, K. Xh., duke i shkaktuar plage te renda ne koke e trup. Gjithashtu dyshohet se i kane shkaktuar demtime edhe te riut me inicialet Gj. T. Policia e kishte shpallur ne kerkim prej dy vitesh, per vepren penale te "vrasjes me dashje mbetur ne tentative ne bashkepunim".