Fule: Ngërçi politik të zgjidhet para 19 Marsit
Ai shtoi se politika shqiptare duhet të punojë fort për integrimin e vendit.
“Shpresoj shumë që ngërçi që lidhet me pjesëmarrjen aktive në Kuvend të deputetëve të Partisë Socialiste të mund të zgjidhet para vizitës sime dhe do t'u bëja thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të punojnë së bashku në mënyrë që Shqipëria të çojë përpara reformat e duhura në të mirë të vetë qytetarëve të saj, si edhe në të mirë të aspiratave të saj evropiane", tha Fule.
Stefan Fule pa nisur një turne në Ballkanin Perëndimor, ku është ndaluar fillimisht në Beograd, e gjatë së enjtes do të qëndrojë në Prishtinë. Gjatë vizitës në Tiranë, Fule do të zhvillojë takime me presidentin Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.