Serbëve ju pëlqen Afërdita
Miss Kosova Universe, Afërdita Dresha është pëlqyer më së shumti nga serbët, në një anketë që është bërë në gazetën beogradase, Blic.
Në këtë anketë, janë futur të gjitha bukuroshet e vendeve të ish-Jugosllavisë, më përjashtim të Bosnje Hercegovinës dhe Maqedonisë.
Kosova nga gazeta është futur si vend i veçantë dhe çudit fakti që redaktorët e gazetës nuk ja kanë shtuar Kosovës prapashtesën Metohi.
Dreshaj është pëlqyer më së shumti nga serbët, më shumë se Miss Serbia, Miss Kroacia, Miss Mali i Zi dhe Miss Sllovenia, duke marrë 42.3 për qind të votave të serbëve.
Lista e anketës së e bërë nga gazeta Blic:
Anja Saranovic – Miss Serbia - 29 %
Natalija Prica – Miss Kroacia - 5.3%
Nikolina Loncar – Miss Mali i Zi - 21.9%
Aferdita Dreshaj – Miss Kosova - 42.3%
Ema Jagodic – Miss Sllovenia 1.3%