I shoqi i 37-vjeçares që u vra: Drejtësia ka vdekur, më shkatërruan familjen

SHTEPIA E FAMILJES TAFA (LART MAJTAS) VIKTIMA FATBARDHA TAFA (POSHTE MAJTAS) VENDI KU NDODHI NGJARJA NE TIRANE
Hardhishtë, jepet lamtumira për 38-vjeçaren Fatbardha Tafa.
Kreu i Policisë, Burgaj, takim me dyer të mbyllura me shefat e rendit të Tiranës, kërkon zbardhjen e ngjarjes. 113 të shoqëruar
Thika e dytë e vrasësve- grabitës, pas asaj të parës mbi trupin e Fatbardha Tafës që rezultoi fatale, ka qenë për djalin e saj 13-vjeçar. Instinktivisht, tezja Lumturi Gjana ka dalë para tij, duke parandaluar vrasjen e minorenit, por duke u plagosur vetë në krah. Ky episod nga ngjarja tragjike e së martës mbrëma në Tiranë është gëzimi ngushëllues i familjes Tafa që ka shpëtuar edhe djali pa u vrarë, por njëkohësisht morti i zi që u hap dje në shtëpinë e tyre, në Hardhishtë të Shijakut.
Në banesën dykatëshe, pranë xhamisë së fshatit, u pritën vizitat e rastit, sipas zakonit burrat veç dhe gratë veç. E përbashkët ishte vetëm historia tragjike që tregonin, e marrë copacopa nga dëshmia e motrës së plagosur teksa mbronte nipin, Lumturi Gjana. Ajo, e shtrirë në një divan në katin e dytë të shtëpisë, e pat të pamundur prej plagës dhe ilaçeve që të ndiqte ceremoninë e varrimit. Në pikun e vapës, në orën 15:00, arkivoli me trupin e Fatbardha Tafës doli prej portës me kangjella.
Nuk ishte nevoja për makina, sepse varrezat dukeshin që prej shtëpisë, vetëm pak metra më tutje. Një orë më pas u shtrua dreka e mortit. Edhe ajo, në një lokal pak metra më andej. Ajo që iku larg, shumë larg, pa të drejtë kthimi, ishte vetëm 38-vjeçarja Fatbardha Tafa, nënë e një djali të vetëm 13 vjeç..
(Shkrimin e plote e lexoni ne numrin e sotem te gazetes Panorama, versioni print)