Nagasaki, 67 vjetori i sulmeve. Kujtohen viktimat
Në ditën kur Nagasaki po shënon 67 vjetorin e shpërthimit atomik që çoi në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, kryetari i këtij qyteti, Tomihisa Taue i bëri thirrje Japonisë të clirohet nga frika bërthamore, përfshirë frikën ndaj aksidenteve të fuqisë bërthamore.
Taue foli gjatë ceremonisë komemorative në kujtim të 74 mijë viktimave që vdiqen më 9 gusht 1945 si pasojë e sulmit të Shteteve të Bashkuara.
Kreu i qytetit japonez u zotua për mbështetjen e njerëzve, jeta e të cilëve u prek nga ngjarjet e vitit të fundit në Fukushima.
Ai gjithashtu i bëri thirrje qeverisë së vendit që të krijojë politika të reja për energji në mënyrë që të ndërtohet një shoqëri e lirë nga frika ndaj radioaktivitetit.
Ndërkohë, kryeministri Jokishino Noda, kërkoi zhdukjen e armëve bërthamore.