E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shperthen kapsolla, humbi gishtat e dores

KORCE - Vidhte hekurin e bunkereve pergjate vijes kufitare me Greqine, por nga eksplozivi ka humbur gishtat e nje dore. Ngjarja ka ndodhur nje dite me pare ne vendin e quajtur Mali i Kuq. Per pasoje Ritvan Rakipi, nga fshati Floq, ka mbetur i plagosur nga shperthimi i kapsollave te dinamitit, ku ka humbur edhe gishtat. Ngjarjen e ben te ditur policia e Korces. Uniformat e Korces bejne te ditur se rreth ores 08:30, te nje dite me pare Rakipi ishte nisur ne drejtim te Malit te Kuq, per te nxjerre hekur nga bunkeret. Por nje ore me pas, teksa ai po montonte eksplozivin, nje kapsolle. Per pasoje Rakipi mbetet i plagosur ne dore. Policia informacionin e ka marre nga spitali i Korces, ku Rakipi kishte shkuar per t'u mjekuar. Burime te policise bejne te ditur se kane mesuar nga i demtuari, menyren e plagosjes duke iu treguar te gjitha rrethanat se si shkaterrohej bunkeri dhe merrej hekuri per t'u shitur me pas, me skrap. 50-vjecarit nuk i ka mjaftuar demtimi, pasi Policia e Korces ka ngritur ndaj tij akuzen e perdorimit te lendeve plasese pa leje si dhe shkaterrimin e prones me eksploziv. D. Z


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›