E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vjedhin telin, kapen 4 te rinj

Kater te rinj jane ndaluar nga policia, pasi u eshte gjetur nje sasi teli alumini qe dyshohet se e kane vjedhur. Burime zyrtare nga Policia e Tiranes thane se, nga efektivet e Komisariatit numer 4, eshte bere kapja ne flagrance e Erald Mucas, 20 vjec, Albis Dajti, 20 vjec dhe Artur Koka, 22 vjec, te tre banues ne Tirane. Ndalimi i tyre eshte bere pasi, ne fshatin Shupale, komuna Zall Bastar, dyshohet se kane vjedhur nje sasi teli alumini, ne automjetin tip "Volksvagen", me targa TR 0772 R, te cilin e kishin vjedhur ne adresen e mesiperme. Te rinjte kane qene duke ardhur per ne kryeqytet, kur jane ndaluar. Pas gjetjes se telit te vjedhur, uniformat blu kane bere ndalimin e tyre. Pas kesaj, jane kryer te gjitha veprimet procedurale, ne cilesine e proves materiale u sekuestrua automjeti me targa TR 0772 R dhe sasi e telit alumin. Dosja me materiale i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per akuzen e "vjedhjes" ne bashkepunim. A. C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›