E Shtunë, 31 Tetor 2026

I shtron darkë, plagos me thikë të zotin e shtëpisë

17/08/2010 Ngjarja pas një grindjeje banale, ishin të dehur

LUSHNJE- Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e vonë të së dielës. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Çermë Shkumbin të rrethit të Lushnjës ku pas një sherri banal ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi Isuf Metani. Ka qenë mik i familjes ai që ka goditur me thikë të zotin e shtëpisë në një gosti që ky i fundit kishte shtruar. Autori i plagosjes, sipas policisë, është shtetasi Qazim Koli, i cili kishte lidhej krushqie me Metanin. Sherri kishte nisur me debate fjalësh, të cilat më pas të ushqyera edhe nga situata e dehjes kishte degjeneruar deri në plagosje. Policia, ndërkohë, ka mbërritur menjëherë pas njoftimit në vendin e ngjarjes nga ku ka bërë edhe shoqërimin për në spital të të plagosurit. Ndërkohë autori i plagosjes menjëherë pas kësaj është larguar në drejtim të paditur duke u shpallur kështu person në kërkim. Policia deklaron se situata e të plagosurit është e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›