E Diel, 1 Nëntor 2026

I shuan cigaret në trup të dashurës, shkak xhelozia

Drejtoria e Policisë Tiranë

Tiranë, arrestohet Roland Peraj për heqje të lirisë.

Një 21-vjeçar u arrestua nga policia në Tiranë, pasi akuzohet se i ka hequr në mënyrë të paligjshme lirinë të dashurës së tij, të cilën e ka dhunuar për motive xhelozie. Ngjarja sipas Policisë, ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Ali Demit, në kryeqytet. E megjithatë, krimi është denoncuar në Komisariatin nr.1 mëngjesin e së dielës nga vajza 18-vjeçare Anxhela Z. Burime nga Policia thanë se vajza ishte dhunuar dhe kishte plagë pothuajse në të gjithë trupin, të shkaktuara nga djegiet me cigare.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›