E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtuesi i zjarrfikeseve fal nderhyrjes u shmangen aksidentet

Intervista Fatmir Cengu tregon per incidentin ne Tunel dhe si u normalizua situata

Pergjegjesi i stacionit te zjarrfikesve te Tunelit te Thirres Fatmir Cengu tregon per Shqip se si ndodhi incidenti dhe se si fal nderhyrjes ne kohe u be e mundur shmangia e incidenteve te mundshme

Si ndodhi incidenti me baterite

Cdo levizje ne galerite e tunelit perfshi cdo detaj te funksionimit te te aparaturave brenda vezhgohet nga salla e komandes nga ku sic dini mund te behet nderhyrja brenda pak sekondave. Aty eshte verifikuar se ne kilometrin e trete afersisht ka pasur nje vater zjarri dhe menjehere eshte vene ne pune zjarrfikesi automatik nderkohe ne te njejten kohe jane mobilizuar efektivet e gatshem ne tunel ne dhomat e caktuara si dhe te tjeter jashte. Kjo ka ndodhur aty rreth mesdites ku se pari eshte nderprere hyrja e mjeteve ne galeri ndersa eshte ndihmuar dalja urgjente e automjeteve qe jane ndodhur ne tunel permes daljeve te sigurise ne tunelin e tjeter duke shmangur keshtu cdo incident me mjetet dhe njerezit. Eumlshte shkeputur rryma elektrike nga stacioni kryesor ndersa jane vene ne pune ndricues te emergjences dhe jane shuar flaket ne nje kohe rekord prej 50 sekondash.

Cfare permasash kishte zjarri

Zjarri kishte rene ne nje kabine inerteresh ku jane djegur qindra bateri ndoshta rreth 150 por ekspertet do te te mund te perllogarisin demin e sakte. Ndersa nese nderhyrja do te vonohej pertej normes se parashikuar kishte rrezik te merrnin flake transformatoret e energjise qe ndodhen ne Tunel. Sikur edhe nje i vetem po te digjej pasojat do te ishin mjaft te renda. Por efektivet tane bene nje pune gati heroike duke u perballur me sukses me flaket dhe vene nen kontroll shume shpejt situaten.

Sa kohe ju desh te vini gjendjen nen kontroll dhe a pati panik tek udhetaret.

Nga momenti i renies se zjarrit e deri sa galeria u rivu ne funksion te plote u deshen 45 deri ne 60 minuta. Kini parasysh se shumica e kohes na u desh te pastronim galerine nga tymi ndezem ventilatoret kur ajri u pastrua dhe rihapem galerine. Panik Nuk e di mendoj se situata u menaxhua mire edhe ne kete aspekt sepse efektive te caktuar jane marre me orientimin e automjeteve me shume kujdes dhe pa shkaktuar panik dhe as deme.

A eshte rivene ne funksionim te plote Tuneli

Te dyja galerite funksionojne normalisht thjesht qe ne vendin ku ka pasur zjarr ne nje segment te shkurter disa qindra metra si dhe nje segment te shkurte te galerise tjeter kompetentet kane stakuar rrymen dhe mendoj se do te jete ceshtje oresh qe defekti te riparohet ndersa mjetet levizin sepse qarkullojne me drita te ndezura.

A ju ndodhin shpesh ngjarje te tilla dhe cfare bilanci keni pasur

Gjate kohes qe ka funksionuar vetem njera nga galerite ndersa tjetra po ndertohej kemi pasur probleme te menaxhimit te levizjeve si dhe incidente te vogla per shkak se nje numer shoferesh nuk respektonin rregullat por te gjitha i kemi menaxhuar me sukses dhe mund te them qe kemi nje bilanc te sigurise 100 te pakten deri tani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›