I tmerrshmi i Vlores mer pafajesi nga Krimet e Renda
15/09/2010Fotaq Zahari shpallet i pafajshem per akuzen e rembimit dhe grabitjes me arme
TIRANE- Fotaq Zaharia i cilesuar nga policia dhe prokuroria si i tmerrshmi i Vlores gjate viteve 1999-2006 eshte shpallur dje i pafajshem nga Gjykata e Krimeve te Renda.Vendimi i dhene nga togat e zeza ka bere qe Zaharia te dale me buzen ne gaz nga salla e gjyqit nderkohe qe perfaqesuesi i akuzes prokurori Anton Martini eshte shprehur se vendimin e gjykates se shkalles se pare do e apeloje ne ate te apelit. Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Nertina Kosova pas keshillimit eshte shprehur per pafajesine e Zaharise. Kete vendim gjykata e ka argumentuar duke shtuar se ne dosje nuk ekzistojne prova te mjaftueshme per denimin e te pandehurit me burg. Mirepo kunder ketij argumenti ka dale prokuroria e cila pak kohe me pare kerkoi gjate dhenies se pretences denimin e Zaharise me 22 vjet burg per akuzat e Rrembimit te personit dhe Grabitjes me arme kryer ne bashkepunim. Grabitjes me arme. Gjate procesit te gjykimit kane deshmuar disa persona te cilet kane pranuar se jane grabitur por ne fakt skano treguar emra konkrete. Nderkohe qe sipas prokurorise bashkepuntori i Zaharise ne kete ngjarje ka pohuar se ata se bashku dhe nje person tjeter i denuar kane kryer grabitjen e familjes Janku ne Vlore. Nga hetimet qe ka kryer organi i akuzes rezulton se ne 17 qershor 2001 i pandehuri Fotaq Foto Zaharia se bashku me te denuarin Ermir Habili dhe shtetasit Armando Bega e Haxhi Hoxha jane larguar nga dhomat e paraburgimit te Komisariatit te Policise Vlore ku ndodheshim me mase sigurimi arrest ne burg. Gjate kohes kur ai ka qendruar ne arrati ka planifikuar te grabise banesen e shtetasit Sokol Janku. Per realizimin e planit te tij ne 19 nentor 2001 ne oret e para pas mesnate i pandehuri Fotaq se bashku me te denuarin Ermir te maskuar dhe te armatosur jane futur brenda baneses se te demtuarit Sokol nepermjet shkalleve te katit te dyte dhe duke iu drejtuar armet qe kishin ne duar te demtuarit Sokol dhe gruas se tij Marjana kane kontrolluar te gjithe shtepine per leke. Pasi nuk kane gjetur sasine e pretenduar kane marre peng shtetasen Marjana dhe e kane hipur ne automjetin tip Foristrade me targa VL 1133B prone e shtetasit Sokol se bashku me disa sende te marra brenda baneses. Pas disa oresh pengu eshte lirur nderkohe qe i pandehuri Zaharia i ka shpetuar policise.
Apelimi i vendimit
Prokuroria e Krimeve te Renda do te apeloje vendimin e gjykates e cila shpalli te pafajshem te pandehurin Fotaq Zaharia per akuzat e Rrembimit te personit dhe Grabitjes me arme. Prokurori Martini u shpreh se ne dosje ekzestojne prova te mjaftueshme per te shpallur fajtor Zaharine dhe ne kete menyre ai brenda ketyre 15 diteve do i drejtohet Gjykates se Apelit per te kerkuar prishjen e vendimit te shkalles se pare.
Zaharia ne burg
Pavaresisht deklarimit te tij te pafajshem Fotaq Zaharia do te vashdoje te qendroje serisht ne qeli per shak te nje denimi me 23 vjet burg nga gjykata per akuzen e vrasjes per shkak te cilesive te mbetur ne tentative. Ne kete ngjarje mbeti i plagosur efektivi i policise Gentian Musabelliu gjate operacioni per kapjen e tij ndersa me pare Zaharia ishte arratisur nga burgu ndersa ishte i arrestuar per rrembim dhe grabitje te ndryshme.