E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi akuza ne dileme per vazhdimin e hetimeve

15/09/2010Do meren ne pyetje anetaret e familjes Shara me pas do nxiren konkluzionet

TIRANE-Deshmia e biznesmenit Arjan Tartari ka futur ne udhekryq prokurorine e Tiranes per sa i perket marjes se vendimit te vazhdimit te hetimeve dhe dergimin e dosjes ne gjykate apo pushimin perfundimisht te ceshtjes. Shak i kesaj situate eshte bere tog fjaleshi i dhenies te 20 per qind te aksioneve te kompanise Vizion Construction tek biznesmeni Dritan Avllaj ose sic njihet ndryshe Tan Lepuri si dhe mungesa e fakteve per te provuar nese ai ka nderhyre sic thuhet nga Tartari dhe Selmanllari tek kryetari i bashkise Edi Rama per te kerkuar leje ndertimi. Gjate dhenies se deshmise ne prokurori Avllaj ka hedhur poshte zerat se i ka premtuar ortakeve Rrahman Selmanllari dhe Arjan Tartarit per nxjerrjen e lejes se ndertimit ne bashki dhe se gjate kesaj kohe ai vete por dhe kompania qe perfaqeson nuk kane paraqitur ne bashki asnje kerkese per marjen e lejes ndertimore. Mirepo te kunderten e kesaj jane shprehur dy biznesmenet e tjere te cilet kane pranuar para hetuesve se i kane shitur Tan Lepurit aksionet pasi sipas tyre ky i fundit i ka premtuar per nxjerrjen e lejes dhe studimin e projektit. Te ndodhur ne kushtet e nje premtimi i cili nuk eshte realizuar dhe se duke mos patur prova bindese per te faktuar akuzen e korrupsionit hetuesit e Tiranes shprehen skeptike per vazhdimin e hetimeve dhe dergimin e kesaj ceshtje ne gjykate me te pandehur konkrete. Nderkohe qe ne vashden e verifikimeve hetuesit e njesise antikorrupsion Task-Force pritet qe ne ditet ne vashdim te marin ne pyetje anetaret e familjes Shara te cilet mesohet se jane pronaret e ligjshem te truallit ku do ndertohej kompleksi i pallateve.

Selmanllari serisht ne pyetje

Gjate ketyre diteve pritet qe organi i akuzes te rimarre dhe njehere tjeter ne pyetje biznesmenin Rrahman Selmanllari i cili pati nje perplasje deklaratash me prokurorine lidhur me deshnmine e tij dhene para hetuesve. Pak dite me pare Selmanllari noterizoi deshmine e tij ku tregonte se ai i kishte dhene 20 per qind te aksioneve Dritan Avllaj pas premtimit te ketij te fundit se do i nxirte lejen e ndertimit ne bashki. Organi i akuzoi e pergenjeshtroi nje fakt te tille duke shtuar se Selmanllari gjate marjes ne pyetje nuk ka thene nje gje te tille. E ndodhur ne keto kushte prokuroria ka vendosur te rimarre serisht ne pyetje biznesmenin i cili do pyetet se cilit version i qendron.

Vizion Construction pa leje ndertimi

Kompania Vizion Constrution e administruat nga 5 aksionere mes tyre edhe bashkejetuesi i deputetes se PD Albana Vokshit Arjan Tartari nuk ka depozituar ne bashkine e Tiranes asnje kerkese per te mare lejen e ndertimit te komplesit te pallateve ne zonen e pishinave ne kryeqytet. Nje fakt i tille eshte konstatuar gjate verifikimit te dokumentacionit te sekuestruar ne bashki ku nga kontrolli i regjistrit te protokollit si dhe ne zyren e urbanistikes se ketij institucioni hetuesit jo vetem qe nuk kane gjetur lejen e ndertimi por skane vene re asnje kerkese nga ana e kompanise Vizion Constrution per tu paisur me nje gje te tille

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›