E Shtunë, 31 Tetor 2026

I tregon ish bashkëshortit se i ka kaluar inati

Katy Perry ka festuar 10 vjetorin e largimit nga droga të ish bashkëshortit të saj, komikut Russell Brand. Russell kërkoi divorc nga këngëtarja pas 14 muajsh martesë në dhjetor të 2011 dhe gjithçka u finalizua këtë verë. Aktori vuante nga varësia nga droga vite më parë, por ai tashmë një dekadë është i pastër.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë ai p ërmes Twitter ku shkroi, “10 vite i pastër… falemnderit të gjithëve për mesazhet e dashurisë. Të gjithë mund të pastrohen kur të duan”.

Pavarësisht ndarjes që e pati shokuar, Katy vazhdon ta përkrahë Russel dhe vendosi t’i dërgoj atij një email.

“Pavarësisht se ata janë ndarë, Katy e di se sa e rëndësishme është kjo ditë për Russell”, than jë mike e këngëtares.

“Ajo dëshiron që ai ta di se ajo ka menduar për të dhe se është krenare me të arriturat e tij. Ajo gjithashtu dëshiroi përmes email t’i uronte 2013-tën, dh eta lë tëkuptoj se tashmë zemra e saj është shëruar”. Katy tashmë është në lidhje me muzicientin John Mayer./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›