“Të jesh beqare ta shpif”

Rihanna përmes një postimi të fundit ka konfirmuar se ajo definitivisht ka përfunduar lidhjen e saj me Chris Brown, duke treguar se tashmë është single.
Këngëtarja e hitit “Diamonds” publikoi një fotografi artistike në Twitter. Postimi shfaq stilin e saj të jetesës si beqare. “Të jesh beqare ta shpif. E vetmja gjë që më mbetet të bëj është ajo çfarë të dua unë”.
Kjo foto fundit është vazhdimësi e postimeve të kaluara të vikendit kur ajo shkroi: “Asnjëherë mos e nënvlerëso aftësinë e mashkullit për të të bërë të ndihesh me faj me gabimet e tij”.
Marrëdhënia e tyre u prish së fundmi kur këngëtar u pa duke festuar në një klub nate në Paris me vajza të panjohura para se të kënaqej në një darkë me ish të dashurën në Dubai, Karrueche Tran. /Indeksonline/