I trishtuar dhe i zhgënjyer

Raymond Domenech ndihet i zhgënjyer dhe i trishtuar me rrjedhën e Botërorit të përfaqësueses së Francës. “Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer, edhe pse në ndeshjen me Afrikën e Jugut kam parë atë që e dëshiroja: bujari, zemër dhe solidaritet. Por, kur gjërat nuk shkojnë, nuk shkojnë”, tha selektori i Francës.
Sipas tij, Franca ka kërkuar energjitë e nevojshme në ndeshjen e tretë, por këto nuk kanë mjaftuar. Federata e Futbollit e Francës e ka zgjedhur trajnerin Laurent Blanc për ta zëvendësuar selektorin në largim, Domenech.
“Kjo skuadër megjithatë ka potencial të madh. I uroj fat të mirë pasardhësit tim dhe Francës, të cilën e dua shumë. Kjo skuadër nuk do të vdesë. Ka lojtarë që e kanë dëshirën për fitore”, përfundoi Domenech. Mediat franceze kanë vazhduar kritikat ndaj ekipit të “Këndezëve”.
“E përulur dhe e fyer”, shkruante L’Equipe e cila i referohet paraqitjes katastrofale të francezëve. “Përfundojnë në fund të pusit”, ishte titulli i France Football, që shton se “francezët dalin nga dera e pasme”. Kurse e përditshmja tjetër franceze Liberation, flet për “dështimin e fundit” për Bleus. “Të gjithë në shtëpi, më mirë në shtëpi”, shkruan Le Parisien.