Golashënuesit në gjumë

Para fillimit të Botërorit 2010 flitej shumë për futbollistët që mund të shkëlqenin në Afrikën e Jugut, veçanërisht për sulmuesit, të cilët konsiderohen si “fabrikë” e golave. Edhe pse ka ende për t’u luajtur, gjysma e Botërorit po afron.
Kur jemi gati në përfundim të xhiros së tretë të fazës së grupeve, sulmuesit kanë heshtur. Renditjes i prin sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, i cili ka realizuar tri gola, të gjitha në një ndeshje, kundër Koresë së Jugut. Ndërsa, sulmuesit tjerë nuk e kalojnë shifrën e dy golave, si David Villa, Diego Forlan e Luis Fabiano.
Po zotërinjtë si Messi, Kaka, Cristiano Ronaldo, Torres, Klose, Drogba? Së bashku kanë arritur një shifër katastrofale prej vetëm tri golash. Këtyre futbollistëve duket se nuk po u ndihmon as topi Jabulani, i cili në të vërtetë ka ndihmuar në disa gola të çuditshme në këtë Botëror, duke i befasuar edhe portierët me ndërrimin e drejtimit në çastet e fundit.
Bile, as nga gjuajtja e lirë nuk është shënuar asnjë gol. Edhe pse dy apo tre specialistë për këtë punë janë prezentë në Botëror, apo jo?