E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banoret Shteti spo na pergjigjet

SHKODR/ Jane mbi 400 njerez rreth 200 te moshuar qe kane nevoje per ilace. Ka mungese uji dhe ushqimesh


Ne Darragjat eshte thyer argjinatura e cila kishte nisur te riparohej ne fillim te muajit te shkuar


SHKODR - Banore te zonave te permbytura shprehen se shteti nuk eshte duke iu pergjigjur problemeve te tyre ne shkallen e duhur madje as si ne janar. Ne fshatin Obot te komunes Ana e Malit banoret shprehen se u mungon uji dhe ushqimet por dhe ilacet. Jane mbi 400 njerez rreth 200 te moshuar qe kane nevoje per ilace. Na duhen mjete lundruese per te levizur dhe keto ti sjelle shteti se ne levizim vetem me ato qe kemi tonat por qe nuk jane te mjaftueshme.


Askush nuk na ka vene ne gatishmeri mjete lundruese. Kryeministri te vije e te prese shirita tek shtepite e mbytura ne Obot- shprehen banoret e ketij fshati. Ne disa familje te ketij fshati kane derguar buke dhe uje perfaqesuesit socialiste te Shkodres. Nderkohe mbreme u deklarua se sot do te fillojne evakuimet nga ajri.


Ne Darragjat eshte thyer argjinatura e cila kishte nisur te riparohej ne fillim te muajit tjeter dhe punimet ne te ishin deklaruar ne masen 50 ndersa probleme paraqesin dhe argjinatura e Dajcit e riparuar kete vit dhe ajo e asit.


Ne fshatin Kuc te komunes Gur i Zi jane disa familje qe jane evakuuar dhe sipas banoreve ushtria me mjetet e saj u ka ardhur ne ndihme por e ka pasur te veshtire orientimin. Per te kerkuar ndihme dhe treguar se ku ndodhen disa nga banoret e izoluar kane perdorur dhe armet e zjarrit duke qelluar ne ajer ne menyre qe varkat e ushtrise te shkonin ti merrnin


Zgjerimi i hartes


shte perkeqesuar situata ne rajonin e Shkodres dhe te merkuren uji ka perfshire siperfaqe te tera duke mbuluar dhe disa lagje te qytetit ndersa ne komunat ku ai ishte i pranishem eshte rritur niveli i tij. Kjo ka bere qe qeveria te shpalle gjendjen e emergjences civile ne komunat Ana e Malit Dajc Gur i Zi Berdice Bushat Velipoje Vig-Mnele Hajmel Postribe dhe ne bashkite Vau i Dejes dhe Shkoder.


Ne qytetin e Shkodres pervec lagjes se livadheve tek ish-zooteknika mengjesin e se merkures nen uje jane dhe lagjet Bahcallek Ajasem dhe nje pjese e lagjeve Tophane e Xhabiej. Aksi nacional Shkoder-Tirane tek Harku i Berdices eshte i pakalueshem nga mjetet e vogla madje dhe fuoristradat e furgonet kalojne me veshtiresi pasi uji ka shkuar rreth 60 cm. Po keshtu aksi Shkoder- Dajc Shkoder- Velipoje ne vendin e quajtur Ura e Gjolulit eshte i pakalueshem. Oboti dhe fshatra te Dajcit si Shirqi Darragjati dhe Samerishti jane te veshtira per tu kaluar.


Situata


Ka nisur evakuimi i banoreve. Mjetet e ushtrise dhe policise jane shperndare ne zonat e permbytura per te evakuuar e ndihmuar banoret te cilet ndryshe nga muaji janar ku ishin me te rezervuar per tu larguar tani po kerkojne te levizin vete. Konviktet e shkollave te mesme te qytetit jane vene ne dispozicion te atyre qe evakuohen por ende nuk ka akomodim ne to pasi ato qe jane larguar kane shkuar tek te afermit e tyre. Ne Obot uji eshte rritur me 13 metra te merkuren duke hyre ne te gjitha banesat.


Ne prefekturen e qarkut te Shkodres nuk ka informacione zyrtare lidhur me situaten por nga komunikimi me drejtues te komunave mesohet se ne Bushat ka 60 shtepi te permbytura dhe 2 000 ha toke nen uje. Jane 11 shtepi ne Ashte qe po shemben nga gerryerja e tokes dhe ne Mal te Jushit me dhjetera shtepi kane mbi 15 m uje.


Sipas kryetarit te kesaj komune Zef Hila dhe banoreve problem shqetesues mbetet furnizimi me energji elektrike pasi prej 10 ditesh 50 e kesaj komune nuk ka energji. Jemi ankuar tek prefekti dhe perfaqesues te CEZ-it por nuk eshte bere asgje. Situata e furnizimit me energji elektrike eshte e veshtire qe para fillimit te permbytjeve por tani eshte dhe me e rende.


Jane 5 400 abonente te kesaj komune qe kane vetem nje elektricist. Kompania qe ka shperndarjen nuk pergjigjet dhe banoret kane blere vete transformatore por askush nuk iu jep parate e shpenzuara dhe as shkon per tua vene apo ndryshuar.


Ne komunen Berdice jane 1650 ha toke nen uje 71 shtepi me uje brenda 353 shtepi te rrethuara nga uji dhe 77 biznese te permbytura. Mesohet se shkarkimet nga HC i Vaut te Dejes jane 2400 m3 uje ne sekonde.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›