Elbasan, humbasin plaku i semure dhe e mitura
Elbasan- Humbasin plaku dhe e mitura, policia i gjen pas kerkimeve ne terren. Dy persona jane kthyer ne familje, perkatesisht nje muaj dhe 2 dite pas zhdukjes se tyre misterioze. Ne rastin e te mitures me inicialet M. K., 17-vjece, banuese ne fshatin Bujares te Elbasanit, ishte bere denoncim per largim nga banesa prej prinderve te saj qe prej dates 2 tetor te ketij viti. Vajza eshte shpallur ne kerkim policor dhe jane shperndare ne komisariate e pika kufitare fotografite e saj. Policia tha se e mitura ishte larguar me deshire pas nje grindje ne familje, por hetohet edhe per nje trafikim te mundshem apo mashtrim. Gjetja e saj u be diten e djeshme ne periferi te qytetit dhe u rikthye ne banese. Ngjarja e dyte ka ndodhur me 29 tetor, kur ne Komisariatin e Elbasanit eshte depozituar nje denoncim per humbjen e Mark M., 73-vjec, banues ne lagjen "5 Maji" te qytetit. Pas kerkeses se familjareve, i moshuari u shpall ne kerkim dhe u gjet diten e djeshme. Sipas familjareve largimi ka qene me deshire, pasi 73-vjecari vuante nga semundje mendore dhe ishte i pakontrollueshem prej tyre. Policia kreu hetimet per te dy rastet, duke i kaluar hetimet e metejshme organit te akuzes.