I vihet eksploziv një qendre shëndetësore në Lezhë

Një qendër shëndetësore në rrethin e Lezhës, është sulmuar në orët e vona të natës së mbrëmshme me eksploziv. Policia ka mbërritur në vendngjarje, por pa mundur të arrestojë autorët. Forcat policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe autorët e saj. Godina e qendrës shëndetësore ndodhet në Dajç të rrethit të Lezhës.
Gjate keqyrjes se vendit te ngjarjes u konstatua se sasia e lendes eksplozive ishte vendosur ne dy vende te ndryshme, ne njeren prej dhomave te qendres dhe ne tualetin e saj, ku si pasoje e ketij shperthimi jane demtuar te gjithe dyert dhe dritaret si dhe jane plasaritur nje pjese e mureve te kesaj ndertese.
Qendra shëndetësore sapo ishte rikonstruktuar, dhe ende nuk ishte vënë në funksion të banorëve. Por duket se gjithçka ka shkuar dëm, pasi dyer, dritare dhe mjetet e tjera mjekësore moderne të vendosura në këtë qendër janë dëmtuar nga shpërthimi.
...