E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthimi i Kodit, Xhafaj: Topi vonoi procesin zgjedhor

Partia Socialiste deklaron se kthimi i dekretit është me pasoja të rënda për procesin zgjedhor. Sipas bashkëkryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore, Fatmir Xhafaj arsyetimi i Presidentit Bamir Topi për 2 nenet është tërësisht i gabuar. 

TIRANE- Partia Socialiste sulmon Presidentin e vendit Bamir Topi dhe shprehet se arsyetimi i tij për kthimin e Kodit Zgjedhor në Kuvend është i gabuar. Socialisti Fatmir Xhafaj, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore tha sot se kthimi i Kodit sjell pasoja të rënda në procesin zgjedhor si dhe në integritetit të procesit zjedhor. Sipas tij do të vonohet riformatimi i KQZ-së dhe vënien në punë të saj si dhe vonesa në hartimin e listës së zgjedhësve.

Xhafaj konfirmoi për gazetarët se komisioni do të përqëndrohet vetëm në dy nenet që janë kritikuar nga presidenti ndërsa nuk do të rishikohen kërkesat e partive të vogla. Pak ditë më parë Presidentit Topi ktheu, me dekret, në Kuvend kodin duke kritikuar dy prej neneve të tij që kishin të bënin me periudhën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Komisioni i Reformës Zgjedhore u mblodh sot në mesditë pas vendimit të Kuvendit për rigritjen e tij, mandati i të cilit përfundoi në 31 tetor.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›