I vihet flaka makinës së Shpëtim Gjikës
25/01/2012 Reagon politikisht kryebashkiaku i Vlorës: Në një vend ku vret i pari i Gardës, gjithçka ndodh
VLORE- Digjet makina e kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika pranë banesës ku jeton. Gjika e ka komentuar si një ngjarje politike duke ritheksuar lajmin e dy ditëve më parë për akuzën ndaj komandantit të Gardës së Republikës Ndre Prendi, për vrasjen e një prej protestuesve të 21 janarit të vitit të shkuar. “Në një vend ku vret edhe komandanti i Gardës, gjithçka mund të ndodhë” e ka komentuar kështu djegien e makinës së tij private një natë më parë në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Djegia
Persona të panjohur i kanë vënë flakën automjetit personal të kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pranë banesës së kryebashkiakut, në afërsi të zonës së Ujit të Ftohtë, ku ishte i parkuar automjeti. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar. Policia bëri të ditur se mjeti tip Benz, që përdoret personalisht nga kreu i Bashkisë jashtë orarit zyrtar, është djegur plotësisht. Nga hetimet paraprake u dyshua se në automjet janë vendosur lëndë plasëse. Kreu i bashkisë së Vlorës mesa duket ka një pikëpamje politike në lidhje me ngjarjen e ndodhur me automjetin e tij personal Mercedes benz të cilin e kishte blerë vetëm 3-4 muaj më parë.
Reagimi
Kryebashkiaku e komentoi ngjarjen pasi u pyet nga media gjatë një aktiviteti në përkujtim të Ismail Qemalit. Pas djegies së makinës, e cila përdorej nga Gjika dhe nga e shoqja, Agjentët e antikrimit kanë marrë në pyetje disa persona, por deri tani nuk është rënë në gjurmë të autorëve të mundshëm. Policia e Vlorës në një reagim zyrtar njofton se po hetohet për zbulimin e shkakut, duke lënë te hapur mundësinë e një zjarri aksidental. Shpëtim Gjika, i zgjedhur i Partisë Socialiste drejton prej dy mandatesh Bashkinë e qytetit bregdetar të Vlorës. Deputeti dhe kryetari i PS për Vlorën Eltar Deda duke komentuar ngjarjen në një rrjet social, tha se ajo është një barbari e radhës gjatë kësaj qeverisjeje të mbrapshtë, e cila duhet shporrur sa më parë.