“Komandanti i Gardës firmosi për pistoletën”
25/01/2012 Shefi i Armatimit të Gardës pranon se Prendi tërhoqi armën me të cilën u vra Myrtaj
Ndoj 1 orë e gjysmë dëshmi: Beretta P52796Z i përket Komandantit
TIRANE-Mark Ndoj, shefi i armatimit në Gardën Republikane i pyetur nga prokuroria e Tiranës, lidhur me personin që ka përdorur pistoletën nr. P52796Z, ka pranuar se pistoleta tip “Bereta” i përket komandantit Ndrea Prendi. Dëshmia e shefit të armatimit, ka kryqëzuar komandantin Prendi, pistoleta e të cilit është indetifikuar si arma që ka ekzekutuar demonstruesin nga Fieri, Faik Myrtaj. Sipas burimeve pranë prokurorisë së Tiranës dëshmia e Ndojt, është një tjetër provë e që i bashkohet ekspertizës së specialistëve të Byrosë Federale të Hetimit në Amerikë. Gjithashtu, dëshmia vjen në një kohë, ku dhe vetë gjykata e Tiranës ka çmuar si fakt për caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, duke u shprehur se prokuroria nuk ka vërtetuar me prova se kujt efektivi të gardës i përket pistoleta me nr. P52796Z model “Bereta” 9 mm. Për rreth 1 orë e 30 minuta, shefi i armatimit të gardës, ka dëshmuar para oficerëve se pistoleta me numrin e lartpërmendur i përket komandantit Ndrea Prendi. Sipas tij, kjo armë është përdorur për disa kohë nga Prendi, madje ajo është tërhequr nga depoja e armatimit nga vetë komandanti, i cili sipas tij, ka firmosur në mandatin e daljes dhe hyrjes në depo. I pyetur nga prokuroria për mundësinë e ndryshimit të tytave të pistoletave, shefi i armatimit është shprehur se nuk kishte dijeni për këtë fakt të tillë të konstatuar në ekspertizën e FBI, duke shtuar se detyra e tij ishte vetëm marrja dhe dhënia në dorëzim të armëve që janë të regjistruara në emrin e Gardës së Republikës. Ndoj e ka përjashtuar veten e tij nga kryerja e ndonjë krimi, duke pohuar se ai kishte kryer detyrën e tij sipas rregullores ushtarake dhe procedurave ligjore. Sipas prokurorisë, për momentin dëshmia e Ndoj është prova e tretë e administruar në dosjen penale, ku komandanti Ndrea Prendi hetohet për akuzën e “Vrasjes në rrethana cilësuese” kryer në bashkëpunim si dhe shpërdorimit të detyrës”. Me dy provat prokurorët do të mbështesin akuzën se autori i dyshuar i vrasjes së protestuesit Faik Myrtaj është komandanti Prendi. Ekspertiza e ardhur nga FBI si dhe mandati i marjes në dorëzim të pistoletës, mandat ky që sipas akuzës është firmosur nga Ndrea Prendi mbesin pikat e forta. Dy ditë më parë ky i fundit ka përjashtuar veten si të implikuar në vrasje, duke pohuar para hetuesve se ai kishte qëlluar në ajër dhe në asnjë rast nuk ka hapur zjarr në drejtim të turmës së demonstruesve. Mirëpo dëshmia e tij nuk është besuar nga hetuesit, të cilën thonë se Prendi gënjen, pasi në deklarimet e para ai kishte pohuar se në 21 janar nuk kishte qëlluar asnjë plumb.
Kasaj nuk e pranon
Akuza: Lezhja urdhër
që të fshihej serveri
TIRANE- Gjergj Lezhja vazhdon të mbetet i dyshuari kryesor lidhur me dhënien e urdhrit për ndërhyrje dhe fshirjen nga serveri i kryeministrisë të pamjeve filmike të 11 kamerave. Për Sekretarin e Përgjithshëm të kryeministrisë ekzistojnë dyshime të arsyeshme se është personi që ka urdhëruar të arrestuarin Armand Kasaj, për fshirjen e të gjitha regjistrimeve filmike. Pavarësisht se ai i ka premtuar prokurorisë, se do linte të paprekura filmimet dhe një sërë provash të tjera, një gjë e tillë realisht nuk ka ndodhur. Nisur nga kjo situatë, për të mbetet e hapur rruga për ta rimarë në pyetje, me qëllim sqarimin e pozicionit të tij në këtë çështje. Sipas prokurorisë Lezhja mendohet se ka urdhëruar Kasajn së bashku me një grup personash të tjerë që brenda natës dhe ditëve në vijim të fshijnë pamjet filmike që kamerat kishin regjistruar në 21 janar. Duket se ky grup, mes të cilëve ndodhej dhe administratori i serverit Armand Kasaj, ka bërë punën sipas urdhrave të marra, pasi dhe nga ekspertiza e FBI është konstatuar se pamjet filmike nuk mund të rikuperohen. I pyetur rreth këtij fakti, inxhinieri i IT-së Armand Kasaj ka pranuar se ai është administratori, që nënkupton njeriun e vetëm që ka pasëordin (kodin) me të cilin mund të hysh në sistemin e serverit. Dëshmia e tij përputhet dhe me ekspertizën e FBI-së e cila qartëson se administratori ka hyrë në sistem, ku dhe më pas është punuar për të fshirë çdo pamje filmike të regjistruar në të. Gjatë marjes në pyetje, shtetasi Armand Kasaj nuk ka pranuar të tregojë emrat e bashkëpuntorëve, duke bërë që momentalisht përgjegjësia penale për fshirjen e pamjeve filmike të bjerë vetëm mbi të. Aktualisht prokuroria është në fazën e vijueshmërisë së hetimeve rreth kësaj çështje, ku dhe priten zhvillime të tjera në ditët në vijim.
E.Qyno
Prokuroria do ta apelojë vendimin e gjykatës që la Prendin në arrest shtëpie
Edhe 3 muaj hetime, do pyeten disa gardistë
TIRANE-Prokuroria e Tiranës e quan vendimin e gjyqtarit Shkëlqim Mustafa si të pa bazuar në ligj dhe prova dhe për pasojë organi i akuzës ka vendosur ta apelojë këtë vendim në gjykatën e Apelit. Kërkesa pritet të dorëzohet shumë shpejt në gjykatën e përmendur, të cilës do i kërkohet rrëzimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar lënien në fuqi të kërkesës së prokurorisë për masën e arrestit në burg ndaj tre shtetasve Ndrea Prendi, Margarit Kume dhe Armand Kasaj. Ndaj tre personave nesër në orën 10:00 do zhvillohen masat në gjykatën e Tiranës, ku sërisht gjyqtari Shkëlqim Mustafa do vendosë nëse tre të ndaluarit do vashdojnë të qëndrojnë në arrest shtëpie apo do vendoset dërgimi në burg i tyre. Momentalisht nuk dihet nëse komandati i gardës Ndrea Prendi do jetë i pranishëm ose jo në gjykatë gjatë vlerësimit të masave, por sipas dispozitave ligjore ai edhe mund të mos paraqitet, duke u përfaqësuar në gjyq vetëm me avokatin e tij mbrojtës. Ndërkohë që brenda këtyre tre muajve hetime, prokuroria e kryeqytetit pritet të pyesë persona të ndryshëm, si gardistë, punonjës të kryeministrisë, me qëllim përcaktimin e përgjegjësive penale, procedurë kjo që mund të ndikojë dhe në arrestime të tjera në kohët në vijim. Për katër vrasjet e demostratës së 21 janarit, dyshohen 9 efektivë të gardës së Republikës.
E.Qyno
Familjarët i tremben hakmarrjes së mundshme
FNSH ruan banesën e Prendit
Që në ditën e parë, kur Prokuroria e Përgjithshme formuloi akuzën për kryekomandantin e Gardës së Republikës, ai është parë gjithnjë i shoqëruar nga efektivë të policisë. Tashmë, i ndodhur nën masën “arrest shtëpie”, banesa e Ndrea Prendit ruhet nga efektivë të Policisë së Tiranës, të cilët mundësojnë këtë masë arresti. Por së fundmi është marrë një tjetër vendim, ai i ruajtjes së banesës nga efektivë të FNSH-së (Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë”, për shkak të cilësisë së kësaj ngjarjeje. Prokuroria i ka ngritur akuzë të rëndë, që e implikon direkt në vrasjen e Faik Myrtajt, njërit nga 4 viktimat e 21 janarit, ndaj hamendësimet rreth ndonjë hakmarrjeje të mundshme nga familjarët e tij, ka bërë që banesa e Prendit të ruhet nga forca më të specializuara të policisë. Ndërkaq, vlen për tu përmendur fakti se një nga djemtë e Faik Myrtajt vrau veten, pak muaj pasi i kishte vdekur i ati, por gjithsesi familjarët e Prendit i tremben ndonjë zemërimi të mundshëm nga të afërm të tjerë të Myrtajt. Bashkëshortja e këtij të fundit, në një intervistë në media ka shprehur mllef dhe urrejtje ndaj komandantit të gardës dhe ka kërkuar dënimin më maksimal për të. Banesa e Prendit do të ruhet nga FNSH deri në mbarim të procesit gjyqësor.