Protesta e rralle, shqiptari hipen ne vinc
Nje 35-vjecar shqiptar me banim ne Milano te Italise ka menduar nje menyre krejt te vecante proteste ne kushtet e krizes ekonomike dhe papunesise, qe dyshohet te jene shkaqet e ketij akti. Ai ka hipur ne nje vinc ne qender te qytetit industrial rreth ores 21:30 te mbremjes se shtune. Ngjarja ndodhi ne sheshin "Meda", ku emigranti u ngjit ne lartesine 40 metra dhe u ka thene rojeve te objektit dhe pajisjeve se do te zbriste pas 24 oresh. Dhe keshtu ka bere ne te vertete. Me gjithe kembenguljen e karabiniereve, shqiptari ka zbritur mesditen e djeshme dhe u vu menjehere ne pranga per prishje te rendit e qetesise publike. Motivet nuk jane bere ende te qarta, ashtu sikurse identiteti i 35 vjecarit.