E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vjedhin në shtëpi pulat, qengjin e pompën e ujit

27/08/2009  Asnjë i dyshuar

DURRES- Persona të mbetur anonim kanë hyrë në kasollen e banesës së shtetases Razie M. nga fshati Ostren dhe që andej kanë vjedhur kafshët shtëpiake dhe një pompë uji. E zonja e shtëpisë ka njoftuar policinë në orët e paradites sapo ka mësuar se në vendin e përhershëm nuk kishte kafshët. 45-vjeçarja ka pohuar në polici se i janë vjedhur në shtëpi 20 pula, një qengj dhe një pompë uji. Gruaja e shtëpisë e ka pasur të pamundur të japë për policinë qoftë edhe një emër të dyshimtë lidhur me këtë vjedhje. Policia ka regjistruar rastin, ndërkohë që për vjedhje banese, lokale e automjete janë identifikuar dhe arrestuar gjatë muajit gusht 18 persona në qarkun e Durrësit. Me fillimin e sezonit veror në Durrës ka pasur një sërë denoncimesh nga pushues e qytetarë të vjedhjes së banesave apo të sendeve e orendive. Kryesisht automjete, bizhutë dhe paratë kanë qenë objekt i këtij kontingjenti hajdutësh një pjesë e të cilëve kanë rënë në prangat e policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›