Eagle Mobile edhe në aeroportin “Nënë Tereza”
27/08/2009 Hapet dyqani i ri
Eagle Mobile hap pikën e vet të shërbimit pranë aeroportit “Nënë Tereza” në Rinas duke synuar të jetë në fokusin e të gjithë udhëtarëve dhe të sjellë sa më pranë shërbimin për ta. Drejtuesi i Përgjithshëm i kompanisë, Ali Taskin, theksoi se të gjithë abonentët mund ta gjejnë këtë kompani dhe shërbimet e saj që në momentin që vënë këmbën në tokën e tyre, e deri në skajet më të largëta të Shqipërisë, duke paralajmëruar rritje të cilësisë së shërbimit. “Ne synojmë që brenda shtatorit të përmirësojmë ndjeshëm shërbimin tonë duke sjellë edhe risi të papara më parë në tregun shqiptar”, - shprehet Taskin. Në këtë ceremoni u prezantuan shërbimet e Eagle Mobile si Mobile TV, Internet EDGE, Eagle USB Modem, FiksCel, EagleZone, etj. Të gjithë qytetarët e interesuar mund t’i prekin dhe provojnë nga afër këto shërbime. Shërbimi më i ri ishte ai i gjurmimit të automjeteve “Vehicle Tracking System”. Nëpërmjet tij, të gjitha bizneset dhe korporatat mund të mësojnë vendndodhjen e automjeteve të tyre, shpejtësinë, si dhe shpenzimin e karburantit. Ky shërbim ka rezultuar i suksesshëm në Evropë dhe SHBA duke parandaluar vjedhjen e automjeteve, por edhe gjetjen në rast vjedhjeje.