Dhunohen varrezat e dëshmorëve, u hapen dhe kapakët
27/08/2009 Vlorë, bëhen objekt loje për fëmijët
VLORE- Edhe pse varrezat e dëshmorëve nderojnë ata që kanë dhënë jetën për atdheun dhe vendi ku janë të vendosura është në qendër të qytetit, trajtimi që po i bëhet nuk është i njëjtë kohët e fundit. Sipas konstatimit tonë, shumica e varreve nuk kanë vështirësi për t’u hapur për shkak të amortizimit të tre dhe menjëherë shtresës së hollë të betonit mund të shihet fare lehtë se çfarë ka varri në brendësi të tij. Për shkak të lehtësisë së kapakëve, disa prej varreve hapen prej fëmijëve kuriozë ku në shumë raste lihen të hapur, pasi tmerrohen nga çfarë shohin. Janë banorë të zonës, të cilët shpeshherë ndërhyjnë për të rimbyllur varret, të cilat prej kohësh janë lënë në harresë. Vet banorët shprehen se kjo situatë është shqetësuese pasi fëmijët që hapin varret, por edhe vet ata që jetojnë pranë varrezave, mund të marrin infeksione të ndryshme. Banorët shprehen se institucionet përkatëse duhet të ndërhyjnë për mbylljen e varreve dhe vulosjen e tyre, pasi nëse nuk bëjnë të paktën këtë gjë, është e kotë që t’i nderojnë në ditët e dëshmorëve. Kjo pamje shfaqet negative edhe te vizitorët që vizitojnë qendrën e qytetit gjë që sipas banorëve të zonës ka ndodhur në disa rraste ku vizitorë janë larguar të tmerruar nga pamja që kanë parë përpara syve të tyre. Sipas banorëve, prefekti i qarkut duhet të mbledh institucionet përkatëse me qëllim që t’i japë një zgjidhje këtij problemi.