E Shtunë, 31 Tetor 2026

I vodhi bankës 300 mijë euro, arrestohet

Prokuroria e rrethit gjyqësor Tiranë, ka arrestuar shtetasin Julian Lipe, ish-drejtor i filiali të një banke të nivelit të dytë. Arrestimi i këtij shtetasi, të bërë në bazë të vendimit të datës 9 mars nga Gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë, bëhet  mbi akuzën për kryerjen e veprës penale të vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën dhe te falsifikimit të dokumenteve.

Nga hetimet e kryera pas kallëzimit, penal nga institucioni financiar ALFA Bank, ka rezultuar se Lipe, duke përfituar nga pozita e tij si drejtor i filialit të kësaj banke në rrugën e Dibrës, ka përfituar në mënyrë të paligjshme  rreth 308 000 euro.

Nga kjo shumë, 110 000 euro, Lipe i ka tërhequr nga kasaforta e bankës pas mbarimit të orarit zyrtar duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor. Pjesën tjetër të shumës, e ka përfituar nëpërmjet falsifikimit të formularëve, kartave të kreditit etj., në dëm të klientëve të ndryshëm të bankës. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›