Durrës, plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

Komisariati i Policisë Durrës
Një 30-vjeçar është plagosur me armë zjarri para pak minutash në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në Spitallë, më saktësisht në katundin Rinia.
I plagosuri është Kastriot Ndreca dhe nga burime të policisë mësohet se mes tij dhe atentatorit ka pasur një konflikt një javë më parë.
Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin dhe është në kërkim të kapjes së tij. /M.Brunga/