“Gërdeci”, Rama: Goditje e fortë për drejtësinë

Rama tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës së Tiranës ishte një goditje tjetër për sistemin e drejtësisë.
“Një ditë pas vendimit për tragjedinë e Gërdecit drejtësia ka vazhduar të tronditë opinionin publik. Katandisja e një krimi shtetëror me pasojë vrasjen e 26 personave në një fals që nuk flitet për vrasje por për dëmtim prone ishte një tjetër goditje rrënuese për besimin e shqiptarëve tek drejtësia. Gjykata dha dënime selektive edhe ato tejet zhgënjyese duke goditur edhe vetë prokurorinë e republikës. Ky ishte një shembull tjetër se drejtësia dështoi. Vendimi dje, goditi prokurorinë e republikës, familjarët e viktimave”, u shpreh ai.
Në mbledhjen e grupit, Rama tha se qytetarët tashmë e kanë në dorë të zgjedhin midis drejtësisë dhe rrënimit të saj.
2012-03-13 12:43