Shpallet projekti fitues për Parlamentin e ri

Ky projekt u përzgjodh edhe nga juria muaj më parë, dhe megjithëse është më i shtrenjtë se të gjitha projektet e tjera, mbetet i preferuar për drejtuesit e qeverisë shqiptare.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk i kurseu lëvdatat për projektin e ri, teksa e konsideroi ndërtimin e Parlamentin e ri si monumentin e demokracisë.
"Ky është një vendim i rëndësishëm për përzgjedhjen e monumentit të demokracisë. Është ky komitet që do të bëjë përzgjedhjen e projektit fitues. Siç është bërë e ditur në konkursin për ndërtimin e Kompleksit të ri Parlamentar u ftuan 25 studio dhe paraqitën maketet (projekt-idetë), 14 studio, ndër më prestigjiozet në botë” ka theksuar Topalli.
Në takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Berisha, i cili i vlerësoi të tre projektet e paraqitura dhe që mbeten në garë. Berisha tha se pavarësisht e projekti austriak i përzgjedhur nga juria, i kushton Shqipërisë 3 milion euro më shumë, është më i duhuri për kompleksin e ri. “U bënë përpjekjet për të negociuar me studion gjë që për shkak të kompleksitetit të projektit studio e gjeti të pamundur të zbriste nga shuma e kërkuar. Shumë kjo, që të nderuar të pranishëm, ndryshon me një vlerë 2.5 ose rreth 3 milionë euro nga oferta e 2 e paraqitur. Kemi shansin për të vendosur për projektin më të mirë, të mendohemi dhe njëherë para se të vendosim. Ose të zgjedhim projektin që ka zgjedhur juria ndërkombëtare, ose nga juria kombëtare”, tha Berisha.
“Çdo qindarkë e buxhetit është e dhimbshme, por dhe projekti është i rëndësishëm. Nuk është një vlerë kjo që duhet të detyrojë këtë komitet të marrë funksione që nuk i takojnë. Ky komitet nuk është juria, vendimin e ka marrë juria ndërkombëtare, nuk mund të dalim mbi korifejtë e arkitekturës evropiane dhe ndërkombëtare. ne këtu jemi trung zyrtar”, shtoi ai. /Start/
2012-03-13 12:53