E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedonia dënon djegien e flamurit të saj në Burrel: Shqipëria të dënojë autorët

http://www.youtube.com/watch?v=ItiCeifdTQ8

Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka reaguar ndaj djegies së flamurit maqedonas në Burrel dhe protestës së mbajtur nga tifozët Kuqezi para ambasadës së Maqedonisë në Tiranë.

Në një komunikatë lëshuar nga kjo ministri dënohet akti vandal si dhe thirrjet me përmbajtje fyese ndaj maqedonasve. Incidentet e këtij karakteri me rastin e djegies së flamurit dhe thirrjeve fyese gjatë protestës së mbajtur para ambasadës në Tiranë nuk shkojnë në të mirë të marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë si dhe për ndërtimin e mirëbesimit midis dy popujve, theksohet në komunikatën e MPJ-së së Maqedonisë.

Në fund të kësaj komunikate thuhet se Maqedonia pret nga autoritetet qeveritare në Shqipëri që në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore të dënojnë këto incidente dhe të marrin masat për kapjen e autorëve.

Djegia e flamurit të Maqedonisë në Burrel vjen si kundërpërgjigje ndaj dhunës së ushtruar ndaj shqiptarëve në Maqedoni dhe djegies së flamurit shqiptar nga Organizata Kristiane. Gjatë protestës të rinjtë kanë djegur flamurin maqedonas, ndërsa kanë vijuar edhe parulla Shqipëri etnike, Poshtë Maqedonia, Ndal dhunës kundër shqiptarëve, etj.


AK apel Maqedonisë që të distancohet nga incidentet: Po i vini flakën vetes

Pas publikimit të videos së djegies së flamurit shqiptar nga organizata maqedonase e njohur si Organizata Kristiane, ka reaguar Aleanca Kuqezi. Në videon e publikuar i vihet flaka flamurit shqiptar dhe hidhen parulla raciste antishqiptare.

Në reagimin e AK-së thuhet se provokimet e Maqedonisë po kalojnë çdo kufi. Mos guxoni të prekni flamurin kombëtar, distancohuni nga zjarrvënësit, thuhet në reagimin e AK-së.

Aleanca Kuqezi duke theksuar se me këto veprime Maqedonia po i vë jarin vetës u ka bërë apel SHBA-së dhe BE-së parandaloni çmendurinë sa nuk është vonë.

Djegia e flamurit vjen dy javë pasi dy shqiptar u vranë nga një polic maqedonas ndërsa ditët e fundit disa nxënës shqiptar janë rrahur në mënyrë barbare nga maqedonasit.

Dhuna është dënuar edhe nga Komisioni Evropian, i cili ka theksuar se i bëjmë thirrje të gjithëve të respektojnë shtetin e së drejtës.

Video e organizatës Kristiane (Hristianska Organizacija) nxjerr në sfond persona të maskuar që nën përcjelljen e këngës djegin flamurin shqiptar.  Ata bëjnë thirrje për bashkimin e të krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre. Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre. /F.Stafa/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›