E Diel, 1 Nëntor 2026

Riedukimi, Cani: Mbizotërojnë adoleshentët e akuzuar për vjedhje

Kavajë- Jo shumë kohë më parë Policia e Tiranës bëri të ditur se janë rritur veprat penale të vjedhjes, dhe personat që i kryejnë këto vepra janë të mitur nën moshën 18 vjeç.

Ne kemi udhëtuar drejt Kavajës në Qendrën e Edukimit për të Mitur, ku kemi zhvilluar një intervistë me drejtorin e këtij institucioni, Emin Cani, për të marrë më shumë detaje mbi procesin e edukimit të të miturve në këtë qendër.

Drejtori i qendrës, Cani është shprehur se aktualisht në këtë institucion vuajnë dënimin të mitur të ardhur nga e gjithë Shqipëria, dhe shumica e tyre janë të dënar për vjedhje. Duke shtuar se shkaqet që këta të mitur hyjnë në rrugën e krimit janë kushtet e këqia ekonomike.

Sa vite ka që funksionon Instituti i Edukimit për  të Miturit këtu në Kavajë, dhe sa të mitur riedukohen këtu?

Institucioni është ndërtuar nga fondet e Bashkimit Europian në bashkëpunim me qeverinë shqiptare, dhe ka hyrë në funksionim në tetor të vitit 2009. Ky institucion është në standarte të larta dhe këtu akomodohen 40 të mitur.

Pra në një ambjent banimi jetojnë 2 të mitur. Kemi dy grupime të miturish. Të mitur që janë në statusin e të paraburgosurit, kemi dhe grupimin e të miturve që janë në statusin e të dënuarit. Grupimi i të miturve të paraburgosur janë të mitur të ardhur nga Durrësi, Kavaja, Peqini , Elbasani apo dhe Gramshi. Kurse grupimi i dytë që janë në statusin e të dënuarit janë nga e gjithë Shqipëria.

Këtu vuajnë dënimin nga mosha 1418 vjeç. Mbas moshës 18 vjeç, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në politikat e veta të dënimit ka hartuar dhe grupime të tjera në vendin e dënimit, që janë nga mosha 18 21 vjeç.

Në përgjithësi nga sa vite janë dënuar të miturit?

Duke parë veprat penale që janë të rrezikshme për jetën siç janë ato kundër jetës këto janë dënimet penale më të gjata. Pra ne këtu kemi dhe të dënuar që janë me 5 vjet, kemi me 4 vjet, të cilët kanë ardhur që nga mosha 14 vjeçare.

Cilat vepra penale mbizotërojnë kryesisht, për të cilat këta të rinj kryejnë dënimin këtu?

Të gjithë të dënuarit janë dënuar për vepra të ndryshme penale, si ajo e narkotikës, vjedhjes, veprave të turpshme, prostitucionit,  ku determinante është vepra penale e vjedhjes.

Sa persona vuajnë  dënimin për vjedhje?

Është në raportin 20 përqind. Këto raste kanë masa dënimi më të ulta.

Ambjenti ku ndodhemi është një institut riedukimi apo burg?

Është i vetmi Institut i të Miturve në Kavajë që ishte domosdoshmëri për tu ndërtuar. Nuk është burg por një ambjent ku këta të rinj edukohen. Institucioni i ka të gjitha kushtet e nevojshme, por ajo që vlerësohet më tepër është fusha e arsimit.

Kjo a mund të cilësohet si dikur një shkollë e vagabondave?

Në asnjë mënyrë, këtu zhvillohet një proces i rregullt mësimor. Sot që unë po bëj këtë intervistë mund tiu them që janë pjesmarrës në procesin mësimor 22 minorenë. Ndër ta 10 janë në ciklin e ulët dhe 12 janë në ciklin e lartë. Si rezultat i marrëveshjes së Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Drejtësisë në këtë qendër janë caktuar 5 mësues, 2 mësues janë për ciklin eulët dhe 2 për të lartin dhe një për fiskulturën. Kemi 4 klasa me një bazë mteriale të plotë.

Përveç sistemit mësimor çfarë aktivitetesh të tjera kryejnë adoleshentët, sepse vërej që në zyrën tuaj ka shumë punime, a janë krijuar prej tyre?

Përveç kushteve të mësimit këtu kemi dhe një mori kushtesh profesionale. Kemi kursin e punimit me dru, kemi kursin hidraulik. Po përgatitemi që të hapim kursin e saldatorit, kemi kursin e kompjuterit, kemi kursin e gjuhëve të huaja. Këto realizohen dhe në sajë të bashkëpunimeve me qendrat arsimore, me qendrat profesionale në Durrës. Me mbarimin e këtyre kurseve këta minorenë vijnë dhe çertifikohen nga qendra profesionale.

Kjo do të thotë që pasi ata të dalin nga këtu janë të gatshëm për tu futur në sektorin e punës?

Mund të themi që të miturit marrin njohuritë bazë mbi një profil të caktuar. Përshembull në qoftë se do t’u duhet të punojnë si marangoz, ata kanë marrë disa njohuri bazë për punuar si marangoz, po kështu për hidraulik. Gjithashtu kemi hapur dhe një serë të vogël ku kultivohet spinaqi, preshi sallata, si dhe lloje të tjera zarzavatesh. Prodhimet janë sipas stinëve, këtu marrin pjesë dhe punojnë shumë minorenë madje kanë dhe shumë dëshirë të merren me kultivimin e tyre.

Cilat mosha janë më të shumta që aktualisht po vuajnë dënimin në këtë qendër?

Gjithmonë moshat 14 16 vjeç.

Pak ditë në këtë institucion ka vuajtur dënimin një i mitur nga Kruma, familja e të cilit ishte në gjendje të keqe ekonomike dhe nuk kishte mundur të vinte ta shihte të miturin, madje ishit dhe ju vetë që e çuat në shtëpi. A ka të tjera raste të ngjashme? 

Normalisht ky nuk është rasti i pare,  kemi dhe raste të tjera. Kemi rastin e një djali që nuk i vijnë familjarët sepse i ka të divorcuar. U bënë dy tre muaj që nuk i vijnë, biles edhe telefonatat që bëjmë me familjen i kryejnë nga telefoni i zyrës sime. Kjo për shkak të financave familjare.

Kliti Topalli / IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Policia e Tiranës: Adoleshentët “hajdutët” më të mëdhenj Tiranë- Shefi i sektorit kundër vjedhjeve në Policinë e Tiranës,...
  2. Cani: Ekonomia shqiptare rritje shumë të ngadaltë Tiranë- Nuk ka asnjë kuptim të shpresohet për rritje të...
  3. Arrestohet 2 herë për vjedhje, në të njëjtën ditë Kur thuhet: mos e mëso leksionin. Një vajzë e re...

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›